• |
ide | kryesore

Danilo zbulon të ardhmen e CR7: “Përsëri me ne sezonin e ardhshëm”

-Instant, Sport



Ndërsa në Vinovo gjithçka është e heshtur në lidhje me të ardhmen e CR7, kujdeset Danilo për të blinduar Ronaldon tek Juventus dhe e bën nga Brazili. Braziliani ka zbuluar të ardhmen e numrit 7, i pyetur nëse do ta gjejë Cristianon në skuadër kur të kthehet në Itali: “Sigurisht – shpjegoi anësori -. Ta kesh në ekip është e rëndësishme për ne, sepse ai sjell një ortek golash, dhe përveç kësaj, ai është një mik i dashur. E kemi njohur njëri-tjetrin që te Real Madrid. Ai do të jetë akoma me ne sezonin e ardhshëm”, siguroi mbrojtësi i impenjuar në Kupën e Amerikës me Brazilin në finale kundër Argjentinës.

Danilo ka shprehur konsideratën e tij edhe për kthimin e Allegrit te Juventus. “Jam kurioz dhe shumë i motivuar – shpjegoi Danilo -. kurrikula e Max flet për të, të kesh një trajner fitues është më e mira për ata që duan të përmirësohen gjithmonë, si unë. Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku,” shtoi ai. Gjëra të mëdha duke filluar nga rifitimi i titullit kampion. “Finalja e Copa America është pika më e lartë e karrierës sime, pastaj do të kthehem në Torino për të fituar përsëri kampionatin – tha braziliani në vigjilje të ndeshjes kundër Argjentinës -. Për Champions do të mendojmë më vonë”.

Në fund, nuk mund të mungonte konsiderata për finalen e Euro 2020. “Unë gjithmonë e kam vendosur Italinë ndër të preferuarat e mia – shpjegoi Danilo -. Chiellini dhe Bonucci janë ende një çift i frikshëm dhe Chiesa po bën mirë edhe me kombëtaren. Të dielën do të bëj tifo për ata dhe shpresoj që energjia pozitive të më vijë nga Italia – vazhdoi ai -. Italia është universiteti për një mbrojtës. Ne punojmë shumë në fazën mbrojtëse, së bashku me Giorgio dhe Leo kam mësuar të mbyll hapësirat. Jam shumë i lumtur te Juve” – përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *