• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Shqiptarët rrezikojnë jetën për të mbërritur me gomone në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një trafikant është dënuar në Angli pasi u kap me një gomone duke tentuar që të fusë 8 emigrantë shqiptarë të nisur nga brigjet franceze. Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm për shkak të motit sa njëri nga emigrantët është detyruar që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.

Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet dramatike të ndjekjes së varkës në det, e cila drejtohej nga James Wisbey. Të tmerruar dhe uritur emigrantët kërkojnë ndihmën e policisë, por trafikanti i kërkon shqiptarit që të mos e bënte një gjë të tillë duke i hequr telefonin nga dora.

Ngjarja ka ndodhur dhjetorin e kaluar. Shqiptarët deklaruan se kishin paguar nga 20 mijë euro për person për udhëtimin. Gjyqtari i cilësoi si të tmerrshme dhe të pafalshme veprimet e skafistit duke e dënuar James Wisbey me 5 vite burg. ©LAPSI.al

Shikoni videon KETU.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *