• |
ide | kryesore

Dosja e Lushnjës/ A e mbrojti SPAK zv.kryeministrin Erjon Braçe?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Nga Bitaj ne skaj te njesise Kolonje ne bashkine Lushnje, per 5 kilometra me radhe deri ne Pirre te njesise Bubullime! Mijera hektare ne Myzeqe kullojne ne kete magjistral! Pune e mire dhe sherbim shembullor edhe kete here! Vijojme me te njejten pune kudo,prej veres, para dimrit!” shkruhet në një postim të zv.kryeministrit Erjon Braçe për kanalin vaditës që u kushtoi 22.645.35. lekë qytetarëve të Lushnjës, përmes një tenderi të manipuluar, për të cilin drejtuesit e Bashkisë përfunduan në burg.

Dikur, Erjon Braçe e ka promovuar investimin, por tani që ai rezultoi korruptiv, nuk ka folur asnjë fjalë.

Dosja e SPAK për korrupsionin në kanalin vaditës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj të Lushnjës është zbardhur me detaje nga gazetarët. Në media kanë rrjedhur edhe bisedat e zbardhura nga përgjimet e punonjësve të Bashkisë me biznesmenët.

Detajet faktojnë bashkëpunimin e Fatos Tushes për tenderin korruptiv, por edhe përpjekjet për ta mbyllur çështjen “lart” në Tiranë. Interesante është se kur kompanitë që humbën tenderin, u ankuan pranë Komisionit të Prokurimeve Publike, Tushe dhe vartësit e tij, reaguan në panik duke kryer biseda kompromentuese në bisedat telefonike.

Nga telefonatat e Flamur Peqinit, drejtor i Bashkisë dhe biznesmenit Ibrahim Lami del në skenë një person që është përfshirë në çështje, por që në dosje prokurorët e SPAK nuk ia kanë shënuar emrin të plotë. Ata e identifikojnë thjesht si “B”.

Në faqen 6 dhe 7 të dosjes, që Lapsi.al i publikon të pjeshshme del se në përgjimet e telefonatave të SPAK përmendet një person, emrin e të cilit prokurorët nuk e kanë zbardhur të plotë, por vetëm me “B…”

Është momenti kur biznesmeni Ibrahim Lami dhe drejtori i Bashkisë së Lushnjës, Eduart Peqini shfaqen të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike.

Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin personin e identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën “B”. Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.

“Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.” shkruhet në dosje.

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.

Në një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lamit, në të njëjtin moment, kur shqetësimi është se mos pranohet ankesa e biznesit, përmendet sërish ai që SPAK e zbardh me emrin B.

Në dosje shkruhet se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

Dihet se Lushnja është qyteti ku punon prej vitesh zv.kryeministri Erjon Braçe. Ai ka qenë një ndër promovuesit kryesorë të investimeve në këtë qark dhe nuk i ka lënë pas dore as kanalet vaditëse të zonës, si investime që zhvillojnë bujqësinë.

Por deri më tani Zv.kryeministri Braçe nuk ka pasur asnjë koment për çështjen në fjalë. Ai ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i Fatos Tushes prej vitesh dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje për skandalin.

Kodet e SPAK për Lushnjën/ A u implikua Taulant Balla nga të arrestuarit për korrupsion?

Por pas publikimit të dosjes, dhe pas zbardhjes së përgjimeve, Braçe duhet të sqarojë nëse ka pasur njohje me biznesmenin Ibrahim Lami, nëse i kanë kërkuar të ndërhyrjë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin në fjalë dhe nëse është ai personi që SPAK e identifikon si “B” në bisedat e përgjuara.

Lexo edhe: Kim reagon pas operacionit të SPAK në Lushnje: Askush nuk është mbi ligjin

Lexo edhe: SPAK godet majtas/ Rama paralajmëroi Tushen dhe të tjerët në Kongresin e PS

Lexo edhe: Tre “B…” e socialistëve të Lushnjës/ Kush është deputeti që fsheh SPAK?

Nëse vërtet, ky person që përmendet në dosjen e SPAK është zv.kryeministri Erjon Braçe, skandali bëhet akoma më i rëndë. Mosidentifikimi në dosje, fshehja që kanë bërë prokurorët për identitetin, të cilin biznesmeni thotë se e shoqëroi në parlament pasi i kërkoi ndihmë për të mbyllur aferën e korrupsionit, tregon se SPAK ka limitet e tij. Mund të arrestojë punonjësit e Bashkisë, mund t’i vërë prangat kryetarit të bashkisë, por kur vjen puna tek deputetët, atyre as nuk guxon t’ua përmendë emrin. Madje ua fsheh edhe në dosjen hetimore. Sepse disa, mbeten mbi ligjin./Lapsi.al



11 Comments

  1. Kësaj radhe dyshimi juaj qëndron ai xhepisti i linjës së Kombinatit është B që ata bythqirat e KAPS-it nuk guxojnë as ti përmendin emrin.

    1. Bracja urte e bute e toka plot nga Tirana Rinasi e deri ne Vlore, hektare pafund te blera me gjoja 200leke metrin.. ! Ne ka gazetare te pavarur ta gjurmojne

  2. Nese besoni se spak apo kushdo tjeter do beje drjetesi te pavarur ne kete vend muti atehere ik mbytuni ne ndonje prrua . Ky vend nuk behet nga kurvat dhe hajdutet , duhen burra me bole kuadrat.

  3. Braqe ka cen hajdut qe ne klas te pare mo quna por ky palloshi i Surrelit ky gomar i thinjur e mbron Baqe mutin sepse i duhet te tregoj se jo vetem une vjedh por dhe Braqe pordha vjedh ooo tru shplar popull Skipetare.??

  4. Miu Braçe eshte frikshem i perfshire ne çdo lloj poslliku nga doganat e deri te te tatimet e deri te tenderat. Por kryesorja eshte se ky miu dhe mijushat tjere sso benin kurr asgje po mos te donte burri me prostitute dhe felliqesire me kodosh i te gjitha koherave. Ed rama( baxhella).

  5. Nuk behet fjale per Erion Bracen por per Bashkim Finon ai ishte deputet i Lushnjes plus qe Ibrahim Lami ishte shoferi personal i Bashkim Finos i shikonim te vinin cdo te premte bashke ne Lushnje.

  6. Si përfundim mund të themi Edvin Drogës që kërkon të laj duart me shndrrimin e Shqipërisë në protektorat krimi dhe droge se ne rast se se policia e shtetit është shndrruar këto vite në narkopolici të mbushur me trafikantë, pengmarrës, plaçkitës, hjekës, dorasës, vrasës, kjo ka ndodhur vetëm e vetëm se bandat, trafikantët, vrasësit, hjekësit, pengmarrësit kishin dhe kane se tutor Kreun e Meduzës dhe ministrat e tij trafikantë dhe banditë.

  7. Pse ka ndonje dyshim ?
    Sa me lart ngjitesh aq me i madh kurvlliku, ne fund e mbyll palloshi me miliarda euro vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *