• |
ide | kryesore

Fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në Europë, Daja e ka mendjen në kthim: “Musta na prish shumë punë”

-Instant, Sport



“Është një fitore e rëndësishme pavarësisht se dukej e lehtë, e bënë futbollistët e lehtë. Po ky ekip jo më shumë se një javë më parë, me Sheriff barazoi dhe fitoi me penallti”. Ilir Daja i gëzohet fitores së thellë 5-2 përballë moldavëve të Sfintul Gheorghe, duke i kujtuar të gjithëve se kundërshtari nuk ishte aq i lehtë sa e bën të duket rezultati. Ndoshta edhe një shigjetim në distancë për Teutën që fitoi titullin por u dërrmua 4-0 nga Sheriff Tiraspol në debutimin në Champions.

Të kuqtë kanë bërë fitoren më të thellë të një ekipi shqiptar në Europë, një motiv krenarie sigurisht, nëse sdo të ishte për dëmtimet e marra gjatë kësaj ndeshje: “Ndihem shumë mirë, të gjithë çunat kanë dhënë maksimumin. Të luash 90 minuta me një kundërshtar që bëri 5 ndërrime, gjithë merita i shkon ekipit. Më vjen mirë që këta çunat bënë fitoren më të thellë në kompeticionet europiane” tha Daja, duke analizuar situatën në skuadër -. “Ne nuk e kemi gjendjen optimale, disa lojtarë kanë ardhur me vonesë. Gligorov ka vetëm 1 javë me ekipin. Musta është nisur direkt për ekzaminim, shpresojmë mos ketë një dëmtim të rëndë. Në atë rol, tërhoqëm Markun, që në kampionatin e kaluar ka luajtur mesfushor qendror. Nuk kemi alternativë tjetër, Musta na prish shumë punë. Gligorov doli për arsye se nuk kishte gjendjen e duhur fizike”.

E ndërkohë, vëmendja është e gjitha në kthim: “Mund të kishim shmangur golin e dytë. Belica ishte i dëmtuar, duhet ta zëvendësonin lojtarët mesfushorë. Kemi bërë një hap goxha të madh. Nuk vlejnë golat në fushën kundërshtare. Rezultati është me 3 gola diferencë. Në Moldavi nuk do të shkojmë për të festuar, do të shkojmë të bëjmë lojën tonë. Vendosjen e ekipit moldav në 20 minutat e fundit, duhet ta trajtojmë me kujdes” përfundoi Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *