• |
ide | kryesore

Kodet e SPAK për Lushnjën/ A u implikua Taulant Balla nga të arrestuarit për korrupsion?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhja e dosjes së korrupsionit në Bashkinë e Lushnjës ka ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e prokurorëve të SPAK. Në dokumenta vihet re një standart i dyfishtë që është është përdorur për personat e përfshirë në korrupsionin e tenderit për kanalin vaditës.

Kur Komisioni i Prokurorimit Publik nisi verifikimet, zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës dhe biznesmenët pranë tyre u alarmuan. Në këtë periudhë nisën telefonatat dhe takimet me deputetët socialistë, por emrat e këtyre që përmenden në dosje janë shkruar me iniciale.

Dyshime të forta bien mbi deputetin Erjon Braçe, i cili mund të jetë kontaktuar nga biznesmenët për t’i ndihmuar në kontaktet me Komisionin e Prokurimit Publik. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në dosje të jenë shënuar me iniciale edhe deputetë të tjerë socialistë të Lushnjës.

Dosja e Lushnjës/ A e mbrojti SPAK zv.kryeministrin Erjon Braçe?

Gjithsesi në dosje shënohet me iniciale edhe një emër tjetër “i fuqishëm”, që sipas të përgjuarve mund ta mbyllë problemin për tre apo katër ditë. Këtë person, prokurorët e kanë shënuar me T… në dosje. Dyshimet janë se personi i shënuar me “T….”, të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, megjithatë një e dhënë e tillë mbetet e pakonfirmuar.

Në faqen 31 të dosjes, shkruhet:

“Aktet njoftojnë se kompania Boe shpka “Avduli” dhe “Bahamas” ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, zvillohet bisedë në datë 5.10.2020, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë dhe të mbyllet ky problem”.

Biseda:

Ibrahimi: Ai ma nisi, ky Genti ma nisi mua…., ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…
Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë ti thotë T…ta mbylli për punë tre katër ditësh.
Ibrahimi: Ja ti thm B…, tashi, direkt tahsi sa të shkoj…atë mirë e kam Elin…

Ka rezultuar se Komisioneri i Prokurimit Publik pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka vendosur që të mos pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “Avdulli” dhe ka lejuar Autoritetin Kontraktor të vijojë me hapat e mëtejshme. Pas këtij vendimi Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë me me Euro Alb shpk për kryerjen e punimeve të kanalit dhe ka vazhduar procedurën që SPAK e konsideron të korruptuar.

Mbeten të paqarta shkaqet se përse prokurorët e SPAK, për disa persona shkruajnë në dosje të dhënat e plota, ndërsa për disa të tjerë vetëm iniciale. Një shpjegim mund të jetë se personat që kanë rënë në përgjime janë me imunitet dhe SPAK i ka kursyer hetimet për ta, pavarësisht se të arrestuarit i implikojnë me bisedat e tyre./Lapsi.al



4 Comments

  1. MUTI MULLAR KA QENE POR QORRAT NUK E SHIKONIN APO E SHIKONIN DHE KISHIN FRIKE TE FLISNIN .
    KETA MAVITE JANE SI SOJE HAJDUTESH QE PA LINDUR . EDHE FEMIJA NE BARK ESHTE NHE HAJDUT I SE NESERMES . NUK KANE DIN , NUK KAN IMAN . KURVA LINDIN DHE PROSTITUTA VDESIN ,

  2. Do ta kuptoni shume shpejt qe kjo “ishte loja”, per momentin. Po ta vini re me kujdes ky operacioni i madh me arreste e pranga, ku vetem roja e bashkise shpetoi per momentin, por ne fund ai do ta haje. Nje jave perpara ketij operacioni u finalizua, jo teresisht, operacioni me arrestime prokurori, shef policie e zyrtare te tjere. Ai operacion akoma nuk ka mbaruar dhe do te degjoni kenge te madhe sepse eshte hetim i nisur ne Itali, dhe jo nga Kapset ne shqiperi. Ka akoma nga ai operacion qe duhet ti plasin prapa hekurave dhe kete rradhe do jene koka lart. Per te sfumuar gjithe ate pisllek qe nxorren italianet, keta te ndershmit arrestojne gomarin e bashkise lushnje, nje bashki e cila sa ka gjithe buxhetin aq ka vjedhur fiku i bashkise tirane me nje dore. Imagjinojeni vete se ca tullumbace kane fry keta te Kapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *