• |
ide | kryesore

Manastirliu: Mbërrijnë 100 mijë vaksina AstraZeneca nga Greqia

-Instant, Lajme, Të fundit



Sapo kanë mbërritur edhe 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke falenderuar Republikën e Greqisë për mbështetjen ndaj vendit tonë.

“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Manastirliu shkruan se janë mbi 1.2 milionë vaksina anticovid të mbërritura në Shqipëri deri tani, ndërkohë që shkruan se do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

 

 



2 Comments

  1. Jo fale solidaritetit moj idiote por se europianet nuk duan ti perdorin me keto vaksina, i refuzojne ato dhe se shtetet e tyre ju japin mundesi te zgjedhin ke vaksine duan te bejne. Kuptohet qe stogjet e mbetura do dergohen per “solidaritet” tek vendet e varfra si ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *