• |
ide | kryesore

Mbi 4 milionë viktima në të gjithë botën nga Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Më shumë se 4 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të viktimave me 606,000 dhe përbëjnë 15% të totalit global, të ndjekura nga Brazili dhe India.

Kjo u njoftua të mërkurën, ndërsa rastet e reja dhe vdekjet po bien në SHBA dhe Evropë, ku një numër i konsiderueshëm i banorëve janë vaksinuar. Por disa vende në zhvillim, si Indonezia, ende po përballen me shpërthime të mëdha, ndërsa autoritetet përpiqen të sigurojnë mjaft vaksina për të mbrojtur qytetarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *