• |
ide | kryesore

Mourinho prezantohet te Roma e injoron Conten: “Te Inter askush nuk mund të krahasohet me mua e Herrera”

-Instant, Sport



Ishte dicka që pritej dhe e kaluara zikaltër u shfaq me përpikmëri gjatë konferencës së prezantimit të Jose Mourinhos si trajner i ri i Romës. E si zakonisht, trajneri portugez e ka konfirmuar veten si një fenomen për sa i përket komunikimit, sigurisht në pjesën ironike të cështjes.

Special One është fenomen për të ndërtuar konflikte dhe e ka bërë këtë me njeriun që ndoshta i ka rrëmbyer shumë nga lavdia e tij tek Inter. I pyetur në lidhje me keqardhjen që nuk mund të konfrontohet në ndeshjen e ardhshme kundër Interit me Antonio Conten, një trajner i cili është krahasuar disa herë me të, Mourinho u përgjigj me një shigjetim jashtëzakonisht helmues: “Ka disa trajnerë në historinë e klubeve, që nuk mund t’i krahasosh me të tjerët – deklaroi portugezi -. Te Inter, për shembull, nuk mund të krahasosh Mourinhon dhe Helenio Herrera me trajnerë të tjerë. Nuk mundesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *