• |
ide | kryesore

Plot katër milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i viktimave nga COVID-19 në të gjithë botën, ka arritur në shifrat e 4 milionë personave.

“The Guardian”, shkruan se numri i të vdekurve gjatë një viti e gjysmë, është afërsisht i barabartë me numrin e njerëzve të vrarë në betejë në të gjitha luftërat e botës, që nga viti 1982.

Për këtë, media prestigjioze, i referohet burimeve zyrtare nga Universiteti Johns Hopkins.

Në anën tjetër, deri më tani janë regjistruar globalisht 185 milionë raste për shkak të pandemisë së COVID-19.

Vendi me më së shumti raste në botë është SHBA-ja, 33.7 milionë infektime të raportuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *