• |
ide | kryesore

Rrëzohet në fushë para stërvitjes: testet zbulojnë probleme në zemër për Babacar

-Instant, Sport



Intensiteti, ngjeshja e ndeshjeve crregullimi i ritmit të përgatitjes fizike për shkak të pandemisë ndoshta po jep tashmë efektet. Pas infarktit në fushë në ndeshjen e parë të Danimarkës në Euro 2020 të Christian Eriksen, që tronditi kontinentin, frika ka pushtuar edhe Turqinë për gjendjen e Babacar.

Ish-sulmuesi i Lecce, Fiorentina e Sassuolo e tani në organikën e klubit turk të Aytemiz Alanyaspor, është ndjerë keq përpara një seance stërvitore gjatë ditëve të para të grumbullimit dhe është transferuar menjëherë në një klinikë private në Alanya. Nga kontrollet e kryera është zbuluar një problem në zemër (një spazëm kardiake). Testet të tjera më të hollësishme do të kryhen në orët e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *