• |
ide | kryesore

Seanca maratonë, gjykata lë në burg Fatos Tushen

Arkiva, Lajme, Të fundit



GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Ishte SPAK që kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Tushen, kërkesë kjo që u miratua pas shqyrtimeve në GJKKO. Po ashtu në pranga ranë edhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike dhe 9 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes. Sipas prokurorisë, faktohet se Tushe ka bashkëpunuar me Peqinin në tenderin korruptive për ndërtimin e një kanali. Në përgjimet e SPAK del edhe një politikan i identifikuar si “B…” . Ndërkohë në përgjimet e SPAK, rezulton që Tushe abuzon edhe me karburantin e shtetit, po ashtu edhe për ndërtim pa leje duke ndërhyrë që të mos bëhet kontroll.

Arrest me burg:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndërsa në arrest shtëpie u lanë:

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndaj 11 të arrestuarve SPAK ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera. Kujtojmë se Tushe u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK gjithashtu u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi në operacionin masiv të Prokurorisë së Posaçme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *