• |
ide | kryesore

Southgate paralajmëron Kane për finalen: “Italia ka mbrojtës luftëtarë të vërtetë”

-Instant, Sport



Pasi arriti finalen Gareth Southgate nuk do të humbasë takimin me triumfin. Tekniku duartroket skuadrën e tij për arritjen në finalen e parë europiane për Tre Luanët, pas fitores 2-1 ndaj Danimarkës në kohën shtesë. “E dinim se nuk do të ishte e lehtë e kështu ndodhi. Tani kemi Italinë, që ka dy vjet që tregon një vlerë të madhe. Kanë mbrojtës luftëtarë të vërtetë, por e gjithë skuadra është shumë e fortë. Do të jetë një ndeshje epike, por ne duam të shkruajmë historinë”, tha tekniku.

Për Southgate rasti për revanshin në pankinë, pasi gaboi si lojtar penalltinë vendimtare kundër Gjermanisë në gjysëmfinalen që dekretoi eleminimin e Anglisë në kampionatin europian në 1996. “Pas fitores me Ukrainën i kisha thënë lojtarëve të mi se herët a vonë do të kishim hasur vështirësi, ndoshta do të na duhej të rikuperonim rezultatin. Nuk kam dyshuar asnjëherë te skuadra e ndjeja që do tia dilnim – shpjegoi tekniku anglez – Danimarca ka qenë gjithnjë shumë e nënvlerësuar, e konsideroj një skuadër të madhe, e kjo është një meritë më shumë për lojtarët e mi, shumë prej të cilëve kanë një eksperiencë të kufizuar ndërkombëtare”. E tani pas tre ditësh do të jetë finalja e madhe e Wembley.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *