• |
ide | kryesore

Tre “B…” e socialistëve të Lushnjës/ Kush është deputeti që fsheh SPAK?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dosja e SPAK për aferën e korrupsionit në Bashkinë e Lushnjës ka ngjallur kureshtje mbi identitetin e deputetit të shënuar si “B” në dosje. Bëhet fjalë për përgjime në disa momente kyçe të hetimit, kur të arrestuarit kërkonin mbylljen e aferës në Komisionin e Prokurimit Publik.
Lapsi.al ka marrë në konsideratë deputetët socialist të Lushnjës, që mund të jenë të përfshirë në këtë aferë dhe që mund të korrespondojnë me deputetin që SPAK e ka fshehur pas vetëm një shkronje, B…

Deri më tani, Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë sqarim se kush është deputeti që ka kontaktuar me biznesmenin Ibrahim Lami për të mbyllur çështjen në Komisionin e Prokurimit Publik.

Dyshimet janë se deputeti i kontaktuar nga biznesmeni Ibrahim Lami të jetë Erjon Braçe. Ish kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe zv.kryeministër, Erjon Braçe është një promovues konstant i punimeve për kanalet vaditëse të Lushnjës, përfshirë edhe atë për të cilin u futën në burg kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 6 persona të tjerë. Braçe nuk e ka mohuar të jetë ai personi që u telefonua nga Lami për aferën e kanalit vaditës.

Një tjetër mundësi është që biznesmeni Lami të ketë kontaktuar me të ndjerin Bashkim Fino, ish deputet për një kohë të gjatë në Lushnjë, i kandiduar nga Partia Socialiste. Fino ka pasur një bashkëpunim të gjatë me Fatos Tushen, duke e promovuar si kryetar Bashkie.

Deputeti tjetër i Lusnjës, që mund të jetë në dosje është ai i Bujar Çelës. Me një peshë të vogël politike në Tiranë, vështirë se emri i tij mund të ketë qenë zgjidhja për personat e përfshirë në korrupsion. Megjithatë as Bujar Çela nuk është distancuar deri tani nga kryebashkiaku Tushe dhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë që në 4 mandate drejtohej nga PS.



7 Comments

  1. Baçi eshte Baçi, se ka vdekur ndjese paste!
    Po te kishte vdekur Erjon Pleshti, do te ishte Erjoni.
    Po te kishte vdekur ndonje tjeter Buçe, kjo Buçja do te ishte “deputeti i fshehur”!!!

  2. Sa mire e ka zevendesuar salihun sot lapsi me kete shkrim made in salih shpif shpif se dicka ngel per shpellkaret e pd

    1. Clidhje ka saliu ktu me lapsin apo lapsi me saliun? A sduhet edhe te mendojm tani dhe ta shprehim cfar mendojm se ju varen turinjt ju burrave te ndershem te pushtetit? Clidhje ka pd ktu? Seriozisht gjeni ndonje gje tjeter per te pasu topin se jeni ber gaz i botes! Njerez te neveritshem! Pa horizont dhe komplet te djegur nga flaket boj vjollc te partis! Katastrof…

  3. Pederastit te ores 21:26 : ti mor mi hajdut dhe I felliq te ka then partia te percash popullin me fjalet shpellar , malok e pidhin e robeve te tu se ca thu ??? Salen ta mori pushteti jot dhe tja provoj te keqijat qe ka bo Po skeni bole ju se ja u tredh Ai ; ja u di vjedhjet , drogimin dhe pislliqet qe keni bo si sekt I peshtire dhe pervers qe jeni o patronazhist far pederasti . Te paskan perdhunu femrat e shpis neper shpella mduket !!!!!!

  4. Kini kujt me ja lon fajin juve, se ju djeg bytha me e majt per vete. Ha se burgu esht bo per burrat jo per bushtrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *