• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësha të Junior e Cardosos: Partizani shpartallon Sfintul në debutimin në Conference League

-Instant, F1, Sport, Video



Debutim i suksesshëm i Partizanit në Conference League, kompeticioni më i ri i UEFA-s, ku të kuqtë shkatërrojnë 5-2 Sfintul Gheorghe, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit, që gjithësesi do të vendoset pas një javë, në ndeshjen e kthimit në Moldavi. Stenio Junior ishte protagonisti absolut i të kuqve me dygola e 3 asiste, i bën eko braziliani tjetër Cardoso, ndërkohë që golin tjetër e shënoi Cara.

Ndryshimet e mëdha në organikën e kryeqytetasve sigurisht që kishin lënë gjurmë në mekanizmin e lojës së teknikut Ilir Daja, që gjithësesi kishte arritur ti jepte një lloj fizionomie, një skuadrë që përpara kishte sintoninë e Junior-Cardoso-Cara, ndërsa mesfusha me Bardhin e Muratajn u kompletua me kualitetin e Herald Markut. Jo keq Gligorov, ish-mbrojtësi i Vllaznisë, që veproi në krahun e djathtë, ndërsa Musta në të majtë luajti vetëm për 45 minuta, duke dalë i dëmtuar.

Dicka për të korigjuar në mbrojtje ka, sepse Sfintul, pavarësisht kartvizitës si mposhtës dy herë radhazi në muajin e fundit të Sheriff Tiraspol, ishin shumë modestë për të vënë në vështirësi edhe një Partizan, pretendimet e të cilit mbetet për tu parë në vazhdim. E megjithatë dy gola moldavët i shënuan: nëse penalltia edhe ndodh, Shehi e Belica dicka duhet të sistemojnë në lojën mes tyre. Por 5-2 duket mjaftueshëm për të kaluar raundin e për të përballuar me sukses transfertën moldave pas një jave.

PARTIZANI 5-2 SFINTUL, GOLAT NË ‘ELBASAN ARENA’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *