• |
ide | kryesore

2 rusë akuzohen për spiunazh në Shqipëri, reagon Moska: Propagandë e NATO!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pak ditë më parë Drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të kryejë hetime të thelluara lidhur me rolin e dy shtetasve rusëve Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov të cilët hynë në Shqipëri para nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender 21”.


Dyshimet janë se ata zbarkuan në vendin tonë për spiunazh. Për këtë çështje është shprehur për herë të parë edhe Ministria e Jashtme e Rusisë. Duke cituar zëdhënësen e kësaj ministrie Maria Zakharova, Moska e konsideron hetimin e rusëve një akt propagande të NATOS-s.


“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh. Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s,” – shkruan Ministria e Jashtme ruse në Twitter.


Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vendosur nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh. I pari hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në Vlorë, ndërsa tjetri hyri nga Muriqani më 12 maj. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai u strehua në një hotel luksoz, por në asnjë moment nuk përdori identitetin e tij të vërtetë. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. epo deri sa festohet me fishekzjare 4 korriku de fakto me ne fund jemi koloni e amerikes natos anglise izraelit &co. E kujtdo pa broblem. pa brek po krenare.

  2. Shih ça flamuri ka perdor Svetllana per ilustrim
    A mer Sali dolle i forte….me i forte nga çe prisnin UDB me shoke kur te gjeten pune
    Pale me ate torten njehere….na ngope dhe na e ngope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu