• |
ide | kryesore

Ndodh në Orikum/ Përplasen makinat, shoferët rrihen me leva

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ky dy turistë janë konfliktuar me njëri tjetrin. Ky konflikt ka nisur pas një aksidenti, ku makinat e përfshira u përkisnin dy personave në fjalë. Mësohet se ata janë rrahur me sende të forta duke pësuar të dy dëmtime të lehta.

“Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *