• |
ide | kryesore

Policia arreston 7 persona, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohen në flagrancë 7 persona nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Z., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 23 vjeç, për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim” dhe ”Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, pasi ka shtyrë një shtetas të mitur për të vjedhur një biznes në rrugën “Thoma Koxhaj”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, i shtetasit A. Ç., 53 vjeç, me detyrë roje në një njësi administrative, pasi ka vulosur me vulën e gjendjes civile një certifikatë personale të një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. B., 30 vjeç, D. M., 33 vjeç dhe A. G., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *