• |
ide | kryesore

Rama përballë shifrave/ Qeveria mban vendin e parë për tenderat e dyshuar për korrupsion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut, si kryetari i bashkisë së Lushnjes.

Ndërsa organizata monitoruese Open Data Albania i tha Zërit të Amerikës se qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e shëndetësisë, rrugëve dhe rindërtimit.

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzmie me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga struktura e posacme antic-korrupsion.

Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tendra si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me rryshfetet dhe korrupsionin në pushtetin vendor.

Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferente edhe ndaj kërkesave për të përmirësuar punën e tyre, edhe kur kanë patur këshillime nga agjencia e prokurorimeve. 2

“88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të saj. Qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë. Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese” – tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet pjërherë e më përvëlues.

Por organizata monitoruese Open Data Albania, i tha Zërit të Amerikës se bashkitë nuk janë sektori më problematik sa u takon tenderimeve abuzive, krahasuar me të tjerët.

Drejtuesja e organizatës Open Data, Aranita Brahaj, e pyetur nga Zëri i Amerikës, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anullime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim.afatesh.

Vërtet bashkitë kane nivel 30 % tendera me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problematik. Sipas Open Data, me të njëjtën metodologji janë 40% e tendera të sektorit të shëndetësisë, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Po ashtu paraqiten edhe tendera të Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakterizohen nga përqendrim fondesh në pak biznese.

“Këto tendera kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta” – thekson Open Data.

Problematike dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësisë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi.

“Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqëndruar në pak duar dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet” – thotë zonja Brahaj drejtuese e Open Data.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka përfunduar si status, por Akti Normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderave janë të përqendruara në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata Open Data Albania./Zeri i Amerikes



4 Comments

  1. Kot e komentoni qeverin e plakut matuf gerdalles rrumpalle i cili ne se sot eshte temp 39 g rrumpalla ne se i intereson sot ka rene bore e pa pare mbi qeverin time??. Pastaj ju diskutoni e kapi se kapi. Ky eshte rrumpalla me i madh i shekullit dhe ne se doni qe ky palaqo njeri te qmendet fare ju as qe mos ja permendni emrin fare nje muaj dhe do e shifni se di hidhet nga ndonje lartesi e pa pare.

  2. Pse kush e ka dyshuar ? Ekzistojne akoma qorra me sy shqiponje ne balle dhe memeca qe kendojne si bilbila qe te mos e besoje ? Ky eshte “nona ” e hajnise , “babai” i njorantit dhe kuçedra e babezise .

  3. Epo dhe kjo pune: Ali Baba ka mbedhur 40 hajdutet dhe ju thote mos vidhni:)

    Ky vend do te filloje te drejtohet kur te futesh ti ne burg ti i pari o Paulin qe degdise 500,000 shqiptare ne mandatet e tua me tepsi e timon, zure vendin e pare ne Europe dhe te 6-te ne bote per prodhim kanabisi, nenkampion bote pas Zambias per rrusheftin, 80% e tenderave sekret, pa gare, 20 milion euro KM i asfaltit, Gjykata kushtetuese te tha qe ke shkelur Kushtetuten me shembjen e Teatrit me 500 police etj, etj , etj.

    Ju rrofte Paulini o patronazhista pidhrobsha.

  4. Pranvera Fagu buces se shijaksve kur do i vi rradha ?? Me nje te renme te lapsit ka heq aksionet nga nje shoqeri duke ja dhen pederastave mafioz te italis GTZs se Nikut te Pastruses se drejtoris sociale …. dhe na tregon dhe dyert e gjykates shurra ndryre . A bushter tu bofshin ilace femijeve moj pocaqi . Por dardha e ka bishtin mbrapa per ty dhe shoqen tate qe na mba unaz te gishti vogel !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *