• |
ide | kryesore

Rama shet Fatos Tushen: Dy standartet me ata që ka mbrojtur ose dorëzuar

-Instant, Kryesore



“Standarti” që kryeministri Rama përdori këtë të premte për kryebashkiakun e arrestuar socialist të Lushnjes, nuk është i njëjti që është aplikuar gjithmonë gjatë tetë viteve të qeverisjes. Shefi i qeverisë, kur ka dashur i ka shitur bashkëpunëtorët e tij, ndërsa për ata që i ka pasur më të afërt, apo ka pasur të tjera lidhje përpos atyre politike, ka vepruar ndryshe.

Natyrisht duket se Fatos Tushe, që akuzohet se ka përfituar në një tender 200 mijë eurosh dhe se i ka dhënë naftë pa lekë disa miqve, hyn në grupin e parë.

“Kryetari i Bashkise do shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga PS” deklaroi sot Rama në një tubim para kryebashkiakëve. “Patjetër që kryebashkiaku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por nuk është detyra ime as e PS të kërkojnë pafajësinë e tyre” vazhdoi ai.

Lexo me tej:

Rama përjashton Fatos Tushen nga Partia Socialiste: Nuk jemi zyrë avokatie e të akuzuarve

Por ama, ai nuk është sjellë gjithmonë kështu kur është vënë para situatash të ngjashme nga prokuroria.

Në shtator 2018, kur atëherë paraardhësja e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi nga parlamenti heqjen e imunitetit dhe arrestimit të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, shumica socialiste votoi kundër. Në mediat pranë PS-së filloi një fushatë e egër denigrimi ndaj prokurorëve, ndonëse ish-Ministri i Brendshëm ishte kapur në përgjimet italiane, ku rezultonte të ishte si mbrojtësi i grupit trafikant të Habilajve.

Kronologjia/ Të gjitha manovrat e Saimir Tahirit për tu shpëtuar hetimeve

PS nuk u mjaftua vetëm me luftën politike. Ajo shpuri në kuvend edhe një draft-ligj që forconte mbrojtjen e imunitetit të deputetëve duke kërkuar nga prokuroria te jepte prova të qarta, se përse e kërkonte prangosjen e tyre.

Debati / A po i mbron Rama deputetët e vet nga burgu?

I njëjti standart i pengimit të drejtësisë u pa qartë edhe kur dolën përgjimet e dosjeve të manipulimit të zgjedhjeve në Durrës dhe në Dibër. Gjatë një interviste në “Opinion” Rama i konsideroi ato sallatë fjalësh që nuk përbënin prova dhe më vonë kur ato u publikuan me zë  nga gjermania “Bild”, ai fillimisht tha se do ta hidhte në gjyq tabloidin gjerman, por më pas bëri sikur u tërhoq nga ky vendim, pasi pronarët e kësaj gazete i rezultuan burra të mirë.

Videot / Si doli Rama bllof me mbrojtjen e Dakos

Po të përmendësh këtu edhe rastet e Fatmir Xhafës, Ervis Roshit, Kajmakut, Valdrin Pjetrit etij nuk është e lehtë të arrish në konkluzionin se standartet e kryeministrit janë shumë elastike. 

Dhe këtu nuk pi ujë as justifikimi se tani Rama po vepron ndryshe pasi ne kemi një prokurori të re dhe të vettuar si SPAK. Ai nuk e ka kundërshtuar drejtësinë sepse nuk ishte kredibël. Por thjesht, sepse ka dashur ose të mbrojë njerëzit e tij, ose të shesë ata që nuk i duhen.

Identik me qëndrimin që ka mbajtur tani për Fatos Tushen ishte edhe ai për kryebashkiakun e Vlorë, Shpëtim Gjika, 27 tetorin 2013 vetëm një muaj pasi socialisët kishin ardhur në pushtet. Kur Prokuroria e Përgjithshme lajmëroi me anë të një deklarate për mediat se ndaj Shpëtim Gjikës kishte nisur procedimi penal për falsifikim dokumentash në lidhje me dy leje ndërtimi, kryeministri reagoi:“Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s’ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mburoja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë”. 

Pra historia është e thjeshtë, pavarësisht se në lojë është drejtësia e vjetër apo e re, Rama për kë do bëhet mburojë ndërsa disa të tjerë i sheh si ushqim për qen. Me sa duket Tusha se kishte dorën aq të rëndë sa të arrinte të futej në grupin e parë.   

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Sakte por sepaku kemi nje hajn mepak, ky ordineri qe vidhte deri tek tallonat e karburantit, kishte qe ne 2007 ne karrige, besoj se nuk ka lene gje pa vjedhur as dhe letrat e WC-se.
    Keta jane makuter, keta jane te pangopur, keta jane perbindesha, keta jane simboli i poshtersise.
    Ky eshte mik i ngushte dhe vegel e gjiganto-liliputit Erijon Brace, ish-xhepistit te urbanit Kombinat-Kinostudio, atij gansterit qe bertet me ze te holle si kone meksikane cihauhua.

  2. Rama mbrojti saje trafikantin dhe rri si meterqire tashti para tij. Kurse kte e shiti sic di vetem rama te te shese.
    O legen te qifsha familjen

  3. Pra , ne 88 % te tenderave ka abuzim nga kryebashkiaket ??!!
    Si shpjegohet, nuk pati ndonje kontroll nga shteti per keta qe kane abuzuar me taksat e popullit ?? Pse vazhdoj kjo gjendje kaq shume ??

  4. Rama nuk mbron as Tahirin, as Dakon, as Gjiknurin, as Veliajn dhe askend tjeter. Rama mbron prapanicen e vet. E ka vjedhur kete vend sa ka dashur dhe tani nuk mund te ndalet. Te gjithe kane prova per ato qe ka bere dhe sidomos Saimir Tahiri qe eshte treguar me i zgjuari ne grumbullimin e provave dhe e kercenoi haptas se nese nuk do e mbronte, do e merrte me vete nese e leshonte. Braceziu ka vene shume firma “ne mungese dhe me porosi” ndersa ai legeni i bashkise Tirane qe te kujton legenin tjeter Basha, perbrn kercenim per Ramen dhe nuk ka force sepse ka qene gjithmone armik i betuar i Tahirit. Gjithsesi, pas arrogances se Rames, fshihet nje frike e tmerrshme se nje dite, kur te mos kete me pushtet, ne rastin me te mire do perfindoje ne burgun e Recit. Ne rastin me te keq… nuk i dihet se cfare ndodh

  5. I gjati ine nuk eshte dabell standart , eshte si ti vije e su tja leverdis atij . Po qe se i duhet e bardhe e bene te bardhe , po ti duhet e kuqe e bene te kuqe dhe po ti duhet nje ngjyre tjeter e bene si ajo ngjyre . Ky eshe nje lepur nga frika , hijene nga babezia , dhelper nga dinakria dhe kameleon nga dredhia . Me pak fjale kete nuk ka gjylpere qe ta qep , ky eshte si uji , gjithmone merr formen e enes ne te cilen e hedh .

  6. Sala ishte burre malsie dhe nuk i shiste te vetet…..
    Po ta kishte bo Luljeta, Lapsi do tregonte sa parimor eshte Luljeta….

    Boj gajret edhe 8vjet Bushato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *