• |
ide | kryesore

Rrëmbeu të miturin, dëshmia e 50-vjeçares: Na tha se s’kishte familje, e mbajta se u miqësua me ne

-Instant, Arkiva



“Fëmija u prezantua, që nuk kishte prindër dhe rrinte në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne,”- Kështu ka deklaruar përpara togave të zeza, Bukuroshe Muharremi e akuzuar për rrëmbimin e 12-vjeçarit me iniciale R.T, nga Bathorja dhe shfrytëzimin e tij për lypje në plazhet e Sarandës.

50-vjeçarja në dëshminë e saj është shprehur se i mitur kishte krijuar miqësi me nipin e saj, me të cilin ishte moshatar, dhe për këtë arsye nuk donte të largohej nga ata.

Bukuroshe Muharremi ka treguar edhe versionin e saj të ngjarjes, se si përfundoi 12-vjeçari nga Tirana në Sarandë.

Ajo u shpreh se kishte blerë disa mallra për ti shitur në qytetin bregdetar dhe djali i kishte shkuar nga pas, ndërsa shtoi se i mituri e kalonte kohën duke lëvizur në qytetet me nipin e saj ose vetëm.

50-vjeçarja deklaroi se nuk e shikoi si të arsyeshme për të njoftuar policinë.

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethinat e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne. Unë kisha blerë mallra , për ti shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja.

I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrimë tek lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën. Gjatë ditës lëviztë në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici , nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar,”- dëshmoi Bukuroshe Muharremi.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, avokatët e saj kërkuan që ndaj 50-vjeçares të vendosej masa arrest shtëpie, derisa të qartësoheshin rrethanat , por kërkesa e tyre nuk është pranuar nga gjykata, që vendosi ta linte në burg. Ndaj Bukuroshe Muahrremit rëndon akuza “Trafikimi i të miturve për qëllim shfrytëzimi”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *