• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Pse po rritet çmimi i naftës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke rënduar xhepat e qytetarëve qofshin këta konsumatorë të vegjël, përdorues të shpeshtë të mjeteve motorike, biznese etj. Rritja nuk ka qenë e menjëhershme, por ka ardhur javë pas jave duke krijuar një diferencë të ndjeshme me fillimin e këtij viti, kur çmimet e karburantit ishin të ulta për shkak të lëvizjes së pakët që imponoi pandemia.

Sot në disa karburante në Tiranë, nafta shitet edhe me 170 lekë, ndërsa çmimi më i zakonshëm është ai prej 169 ose 168 lekë. Ndërkohë 10 ditë më parë çmimi i naftës ishte 166 lekë.

Diferenca është e ndjeshme me vitin e kaluar. Gjatë muajve të pandemisë nafta shitej me 148 lekë për litër.

Monitor raporton luhatjet e çmimit të naftës kur shkruan se “shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt të këtij viti, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit”.

Sipas operatorëve të tregut shkak është tendenca e fundit e shtrenjtimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa, çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, ekonomitë kanë nisur të gjallërohen, konsumi është rritur dhe qytetarët kanë nisur të lëvizin më shumë.

E veçanta në Shqipëri është një manovër që kanë bërë operatorët e tregut të karburanteve. Kur çmimi ishte i ulët, ata importuan sasi rekord, duke krijuar rezerva të mëdha.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari dhe prilli i këtij viti, importet e karburanteve arritën në një nivel rekord të pas viteve ’90, prej 175 mijë ton. (Importet e karburanteve janar-mars).

Tani që çmimi është rritur në tregjet ndërkombëtare, biznesi shqiptar po e pasqyron fiktivisht këtë rritje, duke pasur fitime shumë më të mëdha.

Në tregun shqiptar, çmimi i lartë dhe i paqëndrueshëm i karburanteve është pasojë edhe e taksave direkte, të cilat e bëjnë të pamundur konkurrencën me rajonin.

Sipas indeksit të Global Petrol Prices, pas karantinës, çmimi mesatar i karburanteve në Shqipëri ra me 35%, duke zbritur nga dhjetëshja e vendeve me karburantet më të shtrenjta në Europë. Por pas luhatjeve të fundit në bursa, duket se këto çmime po i drejtohen rritjes./Lapsi.al

Niveli i taksimit në tregun e hidrokarbureve:

Taksa e Qarkullimit-27 Lekë/Litër
Taksa e Karbonit-3 Lekë/Litër
Taksa e Markimit-1 Lekë/Litër.



3 Comments

  1. Po protestoni o popull shkerdhate protestoni i parkoni te gjithe makinat ne rrethrrotullime kryqezime dhe autostrada deri sa kjo kurv qeveri te mendoj per Ju e jo per oligarket..injorante te nenshteuar pa bole..!

  2. Skemi nxjer naj qeveri per popull. Qeveria ka dal vete mevjedhje me mashtrim ska rendesi, rendesi ka qe ka dal vete prandaj sman asnji pegjegjsi me te vogel per popull.

    Qeveria mbron interesin e vet. Dmth te atyre qe e paguajne. Dmth te matrapazeve biznesmen.
    Mbajn njeri tj.
    Njera dore lan tjetren, te dyja lajn fytyren.

    Sa per Ballshin mos na beni humor se ballshi shitej jashte. Ne naften e kemi importu qekur i vun drynin sistemit parardhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *