• |
ide | kryesore

SPAK, shpresë ASPAK

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Të gjithë kryqtarët e reformës në drejtësi, të cfilitur nga gropat dhe dështimet e gjashtë vjeçare të asaj që u propogandua si fundi i erës së pandëshkueshmërisë, po i shohin lëvizjet se zbehta që SPAK ka bërë së fundi me lupën e stërmadhuar të atij që do të vendosë vullnetin vetjak mbi realitetin e gjërave. Një aksion në Lushnje, një bastisje mbi zyrtarët e një dikasteri hijërëndë si Ministria e Brendëshme, po shërbejnë si fija e flokut e bërë tra, ku po kërkojnë të mbahen për të parathënë fillimin e një ere të re.

Duke qenë në rolin e atij që nuk e kam parë punën e Prokurorisë së Posatçme vetëm nga pozicioni i vëzhguesit, por edhe nga ai i njeriut të përfshirë personalisht në hetime, unë e kam krijuar tashmë mendimin tim negativ. Askush nuk ma shlyen nga kujtesa marrjen në pyetje nga një prokuror special, që mbante krenarisht mbi tryezën e punës një flamur amerikan, por që ulte sytë si i zënë në faj kur i bëja pyetjen se përse, për vjedhjen e të dhënave të 910 mijë personave, nuk hetonte PS-në dhe organet shtetërore që i kishin tradhtuar qytetarët. Do të mjaftonte vetëm ky rast, kur organi i pjellë nga mitra e vullnetit perendimor u soll krejtësisht kundër asaj që mendonte Gjykata e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut, për të kuptuar se çfarë drejtimit po marrin gjërat me reformën në drejtësi.

Por, duke u nisur nga premisa që kjo është një çështje personale, e lidhur me punën si gazetar dhe zbulimin që bëri Lapsi.al, nuk po e fus aferën e patronazhistëve në këtë vëzhgim. 

Prandaj po përpiqem të analizoj atë që shohin shumica e njerëzve, një pjesë e të cilëve janë të dëshiruar të gënjehen se, më në fund, po vjen dita e ndëshkimit për ata që i grabisin përditë. Dhe se kjo dhuratë do i vijë nga SPAK.

As ngjarja e një tenderi 200 mijë eurosh në Lushnje, dhe as arrestimet e zyrtarëve të mesëm të Ministrisë së Brendëshme, që pretendohet se zgjodhën padrejtësisht kompaninë që do vishte më uniforma policinë, nuk ngjallin asnjë shpresë.

Shenjën e parë për atë që ndodhi në Lushnje e dha vetë kryeministri. Ai e flaku si një limon të shtrydhur kryebashkiakun Tushe, një standart që nuk e ka aplikuar për asnjë nga bashkëpunëtorët e vet të afërt, që janë akuzuar bashkë me të për aferat milionëshe ku janë përmendur.

Lexo me tej:

SPAK arreston kryebashkiakun/ Fatos Tushe peshk i madh apo i vogël

Deviza se sa më pak të vjedhësh, aq më i cënuar je, është ilustrimi perfekt i kësaj historie. Në një mënyrë pak më të ndryshme këtë dëshmon edhe aksioni për tenderin e uniformave të policisë. Aty janë goditur vetëm ata për të cilët është dhënë leja për tu sakrifikuar. Sepse askush që e njeh sadopak realitetin e gjërave në këtë vend, nuk arrin të besojë që, për një buxhet 25 milionë eurosh, vendoskan disa burokratë të komisoneve të vlerësimit të ofertave. Se për thela kaq të mëdha nuk dikan gjë kretët e dikasterit.

Ka edhe një element shumë më të rëndë sesa kaq. Fakti se ministri i Brendëshëm Çuçi, e pushoi nga puna tetë ditë përpara se SPAK ta arrestonte një nga protagonistët e vegjël të kësaj loje të madhe, tregon se SPAK i ka hedhur të gjitha hapat duke marrë lejë tek qeveria. Pa pyetur për sekretin hetimor, pa skrupuj se ndërkohë hetimet mund të dëmtohen, prokurorët e postatçëm kanë qenë të shtetësuar se mos krisin imazhin e rilindjes.

Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në prangat e SPAK

Dhe këtu shqetësimi nuk është vetëm për faktin se në rjetat e drejtësisë përfundojnë gjithmonë peshqit e vegjël, sikurse ka ndodhur rëndom në këtë vend. Me këtë shqiptarët janë mësuar tashmë dhe kjo nuk u ngjall më emocion. 

Këtu e keqja është se tashmë e njëjta gjellë e ftohtë po serviret nga propaganda si një erë e re. Titujt e mëdhenj janë: “SPAK godet në Lushnje”, “SPAK arreston në Ministrinë e Brendëshme” ndërkohë që të gjitha janë lëvizje me miratim nga lart.

Që të gjithë atë që kërkojnë me këmbëngulje të shohin një notë pozitive në këto goditje, do të zhgënjehen një ditë. Madje shumë shpejt. Sepse thelbi i asaj që po ndodh është se kemi kaluar nga epoka e pandëshkueshmërisë në atë të ndëshkueshmërisë me leje politike. Dhe për një drejtësi të reformuar, që do të shitet si e pavarur, nuk dihet nëse është me keq, e para, apo e dyta.

©Lapsi.al

   



19 Comments

  1. Te komentosh hajduterin, harbuterin,poshtersin, degjenerate llekun, poshtersit qe ka bere dhe ben Ripjerdhja o Bushat duhet muaj dhe vite ti kujtosh e rikujtosh dhe prap s dalin por jemi mesuar me injorancen e ati pleres se Surrelit qe pak po ta prekesh ne c do lloj qeverisje si lart e posht kercen nga karrigja sikur te ja ngulesh nje kastravev 70 cm te Lushnjes ne bythe prandaj o Bushat esht e kote te meresh kete 1000 ftyresh , rrugac, injorant ne qeverisje, i pa takt, pa norma njerezore, i degjeneruar si nga familja dhe nga goja, hajduti me i madh i koherave , e ku jan e ku s jan fjalet me te poshtra qe duhet te ja thuash nje njeriu si ai ?

  2. Mesa duket, Bushat, ajo fhala e urte qenka cmendur dhe Peshku paska filluar te qelbet nga luspat apo bishti…..

  3. Per rastin ne fjalë Andi e analizoi siç duhet, SPAK-u nuk është gjë tjetër vetëm një vegël e qeverisë ne pushtet. Kush mendon te kundërtën ushqen iluzione.

    Por në fillim do të kërkoja kush e kërkoi dhe pse u krijua SPAK-u?! Nuk kishim organizma te tjera prezente në vend që mund t’a bënin këtë punë?! Kush do jetë e ardhmja e ketij organizmi? Po sikur te kthehet në një shtet brenda shtetit, nje oktapod që është vështirë të kontrollohet?! Nje fillesë e diktaturës së ardhshme?!

    Gjërat e këqia nisen ne fillim për qëllime të “mira”.

  4. Shume i sakte shkrimi i Bushatit. Kushdo qe ka nje nivel minimal inteligjence e kupton se SPAK-u po vepron sa per sy e faqe. Jane arrestuar njerez qe maksimalisht kane perfituar nga 20 mije euro ndersa te tjeret as qe permenden. Se paku te kishin arritur deri tek sekretari i pergjithshem i asaj kohe ne ministri. Megjithese edhe Ndreca nuk ka marre pjesen e luanit. Maksimumi ka kapur ndonje milion euro dhe jo me shume. Te gjithe ata qe jane arrestuar sot nuk kane perfituar per vete as 1% te shumes qe kane perfituar urdheruesit. Prandaj eshte e kote te kesh besim tek SPAK-u. Kur kalon nivelin e nepunesve mesatare, SPAK vetem keshillon sic beri me tenderat e ministrise se shendetesise ku megjithese aparaturat ishin blere me çmime 7-8 here me te larta se çmimi i tregut ne ate moment, u keshilluan strukturat e ministrise “qe here tjeter te ishin me te kujdesshen ne blerje”.

    1. Une them te kthehemi te drejtesia qe kishim. Me maloket u ben gjyqtr te plepat per 2 jave. Hanin qofte me qepe kur kishin pushimin e drekes. Not nuk benin se maloku sdi not. Si thua? Kthehemi te gjykatesit me nga 5-6 shpi

      1. O tironsi kthehu ku te duash i dashur me keq se kaq nuk gjen dot! Germo ne cdo cep te historis po ne cdo cep ta garantoj qe me keq se ku eshte vendi sot nuk ka! I kan fut nje te lame e te lyme nga jasht po brenda ka vetem bubreca qe te han edhe copen me te vogel te mishit! Megjithate kthehu te lutem edhe ke maloket edhe tek plepat kam nje bindje qe dicka me mire do jete!

  5. OSE KY GREG KRISTAQ RAMA I KUJT MBETE SE I KUJT ESHTE I KRISTAQIT APO EDIT? YMER GELBAZA DUHET TE PUBLIKOJ CERTIFIKATEN E LINDJES thotë:

    ME SE PARI DUHET TE ARRESTOHEJ YMER GELBAZA KELLIRA FRROK CUPI DHE MUAMED VELIU PER PRISHJE PANORAME TE QYTITT

  6. YMER GELBAZA KELLIRA,FRROK CUPI ,DHE KRESHNIK SPAHIU DO TE KALOJNE PUSHIMET BASHKE NE DURRES-PAGESEN JUA BENE EDI RAMA thotë:

    QKA THA KRESHNIK BYTHA SPAHIU EDHE PER TE JA FUTUR LLAPEN NE PREPANICE EDI RAMES DUHET ME MARRE LEJE NE AMBASADE E AMERIKES.HAHAHHA

  7. Ky popull e votoi prape pas 8 vite mashtrimesh e dhjetra vite vjedhjesh e arrogance. Ta gezojme vullnetin e pensionisteve nostalgjike, militantesh injorante dhe nepunesish te paafte..

  8. Pse cfare prisni qe SPAK te denoje Ramen?
    Per cfare, per furrat qe i beri me tender tip lapardhaje( pa tender fare) brenda dites u hodhen 26 firma nga 6 ministri qe normalisht duhen 5-6 muaj.
    SPAKU ja ha Rames se tani ka vendosur te na recitoje Hasan Zyko Kamberin “paraja”.

  9. Nëse mendojmë se aspaku do vendose drejtësinë bëjmë gabim ,ata nuk munden ta sulmojnë luanin që ulëret janë të dobët dhe frikacakë,në fund të fundit a nuk u zgjodhën prej pushtetit për të mbrojtur pushtetin ata duket sikur bëjnë kërdinë duke arrestuar njerëz të vegjël të pushtetit por dalin të liruar për mungesë provash ose me dënime të lehta Ata nuk mund ta dënojnë pushtetin pasi kanë të meta si gjithë të tjerë por që janë fshehur me kujdes nga pushteti ata nuk mund të veprojnë i kanë duart të lidhura. Por do ketë drejtësi dhe do ta vendose Zoti. Ata që bëjnë krime nuk besojnë në Zot por do vijë një dita që do dalin para Tij Le ta lexojnë Librin e së Vërtetës dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore dhe do ta kuptojnë se po shkojnë drejt humbjes dhe të kthejnë nga rruga e gabuar. në ditën e Paralajmerimit kur të jenë përballë me Jezusin çfarë do të thonë?Kthehuni dhe pendohuni mos pritni fundin që do vijë papritur.

  10. I vetmi ngushellim per gjemen qe e ka gjet Shqiperine, eshte Bushati. Te gjithe te tjeter Jane fshehur grimace si mij te, duke filluar nga Llulli, qe eshte vegel e kryehajdutit, e tek k-analistet e tjere qe kane rene squke, duke filluar nga ata qe benin ndonje analise kritike per qen qeverone e dri tek ata qe ishin ne sherbim te saje. Keta te fundit presin shpeblimin, sepse e kane pasur gjithmone devizen : “Ti vjedhim gjithcka shqitareve, e ti ndajme sipas kontributit te rrenes e te vjedhjes” Shtrese me te felliqur nuk gjendet, as ne vendet afrikane te korruptuara si keta ndyresira.

  11. SPAK o bo KAPS e ka zon KAPSLLEKU e smush mire.

    SPAK o i kap prej k***esh per vete.

    ^Mire e the jemi shoqeri e K… brez pas brezi sa nuk i dihet as data dhe as origjina e ndershmerise.

  12. Spaku nen drejtimin e fuqise madheshtore te mikut me te madh te kombit Shqiptar SHBA do ja fusi hurin gjithe te korruptuarve ,kryesisht politike qe mbreterojne mbi varferine e shqiptareve prej 30 vitesh. Edhe piskamat e tyre dhe mediatiksave te tyre tregojne se jane te tmerruar nga ligji dhe zbatimi I tij njesoj si ne SHBA dhe perendim.Kur shikojme shembullin e Kroacise qe me ndihmen e SHBA shfarosen korrupsion dhe u bene anetare te BE patjeter qe besojme plotesisht tek SHBA dhe fuqia e saj .

  13. duke qenë se Richard Grenell është akuzuar ashpër nga këto media që tani e lavdërojnë, si njeriu që donte të ndante Kosovën, në favor të Serbisë.

    Dhe Berisha thotë se është shpallur non grata nga SHBA, pikërisht se ishte kundër ndarjes së Kosovës.

    Ndaj duhet ta ndajnë mëndjen, nëse Grenell është “heroi” që po denoncon lidhjet e Blinken me Soros, apo tradhtari që kërkonte ndarjen e Kosovës.Me shkrimet kunder spakut Bushat vetem shpellkaret e e cecenet e salihut ndjehen te lumtur deri ne masturbim ne grup ku kapo salih karaxhic berisha i dirigjon

  14. Për përgjegjësinë direkte, shumë të madhe dhe shumë të gjatë 30 vjeçare të klases politike (PS&PD&LSI&etj.) në vjedhjen dhe zaptimin e shqiptarëve dhe Shqipërisë:

    SË PAKU, krerët e partive politike përgjegjëse (Peshkaqentë) që kanë pasur dhe kanë Pushtetin Qëndror dhe Vendor në Shqipëri duhet të kishin përfunduar me kohë prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *