• |
ide | kryesore

Carragher bën parashikimin befasues për finalen: ish-mbrojtësi i Anglisë i habit të gjithë me detajet

-Instant, F1, Sport



Numërimi mbrapsht drejt finales së të dielës ka filluar dhe gjithcka vërtitet rreth Angli-Italia, që do të përcaktojë edhe fituesin e Euro 2020. Pritshmëria është e madhe për aktin e fundit të turnout që do të vendosë përballë formacionit të Southgate, të besuarit e Mancinit. E në këtë rast kanë nisur edhe parashikimet, ku një prej më detajozëve është ai i ish-mbrojtësit të kombëtares angleze dhe Liverpool Jamie Carragher.

Në një intervistë për Sky Sports, ish-futbollisti është shprehur i sigurtë për mënyrën se si do të shkojë ndeshja. “Mendoj se do të jetë një sfidë vërtetë shumë e luftuar”, analizoi Carragher për finalen e Europianit. “Besoj se do të arrihet deri tek penalltitë dhe në atë rast do të fitojë Anglia”. Ish-mbrojtësi i Anglisë ka shpjeguar natyrisht edhe arsye që e bënë të arrijë në këtë përfundim, duke theksuar punën e madhe që ka bërë Southgate me lojtarët e tij pikërisht për 11 metërshat, gjë që do ta ndihmojë të dalë fitues në rast llotarie. “Sidoqoftë nuk besoj se do të ketë shumë gola gjatë ndeshjes. Italia është shumë e fortë në fazën difensive. Besoj se ndeshja do të mbyllet 1-1 e pastaj do të jenë penalltitë” tha Carragher.

Natyrisht në këtë hipotezë është përfshirë fakti që anglezët kanë pësuar vetëm një gol në 6 ndeshje, ndërsa nuk është e panjohur forca mbrojtëse italiane. Sidoqoftë për mbrojtësin kjo do të jetë finalja e duhur për këtë turne e luajtur mes dy skuadrave më të mira të turneut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *