• |
ide | kryesore

Ceferin pranon ‘favorizimin’ e Anglisë në Euro 2020: “Format i padrejtë për disa skuadra e tifozët”

-Instant, Sport



Aleksander Ceferin ‘ngel në klasë’ formatin e Euro 2020: “Turneu në shumë vende? Unë nuk do ta mbështesja më – pranoi presidenti i Uefa në një intervistë për BBC Sport një ditë para finales Itali-Angli -. Ishte shumë impenjativ. Për disa arsye nuk është korrekte që disa ekipe duhet të përshkojnë më shumë se 10,000 km, ndërsa të tjerë vetëm 1,000 km. Nuk është e drejtë as për tifozët, të cilët duhej të ishin në Romë një ditë dhe në Baku ditën tjetër, vende të cilët janë katër orë e gjysmë fluturimi larg”.

Ceferin, që ende nuk ishte president i UEFA-s kur u zyrtarizua formati (në dhjetor 2012), theksoi vështirësitë e shumta logjistike që karakterizuan këtë edicion: “Na u desh të udhëtonim shumë, në vende me juridiksione të ndryshme, monedha të ndryshme. Vende të BE dhe jo BE-së, kështu që nuk ishte e lehtë. Ishte një format që u vendos para se të merrja detyrën dhe e respektoj atë. Sigurisht që është një ide interesante, por është e vështirë të zbatohet dhe nuk mendoj se do ta bëjmë përsëri”e mbylli numri 1 i UEFA-s. Edicioni i ardhshëm i kampionateve evropiane, i planifikuar për në vitin 2024, do të mbahet në Gjermani, ndërsa vendi pritës për Euro 2028 pritet të vendoset në fund të vitit 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *