• |
ide | kryesore

Fërshëllima himnit e lazer në sytë e portierit të Danimarkës: UEFA merr vendimin për Anglinë

-Instant, Sport



Uefa ka marrë vendimin në lidhje me incidentin që ndodhi në gjysëmfinalen mes Anglisë dhe Danimarkës, pikërisht një ditë përpara aktit të fundit të Euro 2020, ku janë të impenjuar Tre Luanët. Qeveria e futbollit kontinental gjobiti Federatën e Futbollit Anglez me një gjobë prej 30,000 € për përdorimin e një lazeri, me të cilin u shënjestrua fytyra e portierit të Danimarkës Kasper Schmeichel gjatë ndeshjes së luajtur në Wembley.

Incidenti ndodhi para se Harry Kane të godiste penalltinë në të cilën u shënua goli që vendosi kualifikimin e britanikëve në kohën shtesë. Në fakt, portieri i Leicester e priti goditjen e penalltisë, pavarësisht se topi mbeti në këmbët e Kane që shënoi me portën bosh. E megjithatë, kjo nuk ishte shkelja e vetme për të cilën u vendos gjoba: brenda penalitetit janë edhe për bilbilat e tifozëve anglezë gjatë himnit kombëtar danez dhe për ndezjen e fishekzjarreve gjatë ndeshjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *