• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ 23 tituj në fushën e Maracana: Argjentina sfidon Brazilin në finalen e madhe

-Instant, Sport



Brazili e Argjentina përplasen në Maracana, në atë që është një finale drithëruese e Kupës së Amerikës. Dy rivalë të përjetshëm që kanë bërë historinë e kompeticionit: Brazili do të synojë të fitojë trofeun për herë të 10, ndërsa Argjentina synon kupën e 15 të Amerikës. Ndeshja do të luhet mes të shtunës e të dielës, në orën 02.00 me orën tonë.

Marquinhos dhe Thiago Silva duhet të vazhdojnë të jenë në zemër të katër mbrojtësve, pasi kanë mbajtur dy herë të paprekur radhazi portën, duke udhëhequr Selecao në finale. Por Brazili shkon në finale pa sulmuesin kryesor Gabriel Jesus, që u dënua dy ndeshje, pas kartonit të kuq të marrë për një ndërhyrje brutale në çerekfinalen ndaj Kilit. E megjithatë formacioni i Tites mund ti besojë një Lucas Paqueta në formë brilante. Fantazisti, që ka shënuar golin vendimtar në të dy ndeshjet e Selecaos me eleminim direkt, do të mbështesë talismanin Neymar, i cili ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asist në pesë ndeshje të Kupës së Amerikës këtë vit. Numri 10 është edhe pika më e fortë e Brazilit, por do ti duhet ta tregojë këtë përballë mikut të tij Lionel Messi në fushë.

Argjentina ka besuar gjithcka në këmbët e yllit të tyre Lionel Messi, që kërkon të fitojë trofeun e parë të rëndësishëm me kombin e tij. Numri 10 Albiceleste ka realizuar katër gola dhe pesë asist në gjashtë prezencat e tij në turneun e këtij viti, por duhet të bëjë edhe më shumë në finale, nëse dëshiron të ngrejë lart trofeun. Në krah të tij do të jetë Lautaro Martinez, i cili ka gjetur rrjetën në secilën nga tre ndeshjet e fundit. Sulmuezi zikaltër ia ka dalë të mbajë larg formacionit sulmuesin e ri të Barcelonës Sergio Aguero, ndërsa Nicolas Gonzalez, Alejandro Gomez dhe Angel Di Maria sfidohen për një fanellë titullari në të majtë të ofensivës së Albicelestes, ndërsa treshja e mesfushës Rodrigo De Paul, Leandro Paredes dhe Giovani Lo Celso ka qenë veçanërisht mbresëlënëse në këtë turne, dhe të gjithë duhet të rikonfirmohen në finale për të garantuar ekuilibrin në skuadrën e Scalonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *