• |
ide | kryesore

Mancini ka zbuluar mënyrën si fitohet finalja: “Duhet të argëtohesh, është e vetmja rrugë”

-Instant, Sport



Roberto Mancini është gati për finalen e madhe, por tekniku i Italisë ka një këndvështrim të tijin për të përballuar presionin e një ngjarje të tillë. Në faqen e UEFA-s, Mancini është shprehur: “Duhet të argëtohesh, kjo është mënyra e vetme për të fituar një finale. Është një ndeshje ndryshe. Të arrish këtu nuk është e lehtë, gjithmonë duhet të luash me përqendrim dhe alegri sepse mbetet një ndeshje futbolli. Nuk mund ta luash i tensionuar, nervoz. Duhet ta luash me presionin e duhur, duke u përpjekur vërtet të argëtohesh. Vetëm atëherë fitohet një finale. Jam krenar për atë që kanë bërë djemtë. Arritja në finale është një objektiv shumë i madh. Por nuk mjafton”.

Trajneri më pas ripërshkroi filmin e Euro 2020, pak orë para finales kundër Anglisë: “Do të jetë një ndeshje e bukur, ata janë solidë dhe kanë arritur deri më tani me meritë”. Pak a shumë si Italia: “Unë gjithmonë kam menduar se mund të shkoj në fund, sepse gjithmonë besoj në gjëra pozitive, por mbi të gjitha djemtë ishin të aftë që besuan këtu që nga momenti i parë, sepse nuk ishte aq e thjeshtë”.

Një kthim prapa që në debutimin në Romë kundër Turqisë: “Një ditë e bukur, publiku kishte filluar të kthehej në stadiume, një kujtim i bukur”. Pastaj goli i Locatellit ndaj Zvicrës: “Ai hapi dyert për në raundin e dytë, nuk ishte një ndeshje e lehtë”. Me Austrinë, përqafimi me Viallin mbeti i ngulitur pas golit të Chiesa në kohën shtesë: “Një përqafim çlirimtar sepse ishte ndeshja e parë me eleminim direkt”.

Mancini pastaj ka kthyer mendimet te Belgjika dhe Spanja: “Goli i Insigne na dha qetësi, pavarësisht nga ajo penallti e pësuar, le të themi se mund të ishte dhënë pa VAR … penalltia e Jorginhos në gjysmëfinale? Ai ka një lloj qetësie! Ishim të sigurtë, është fantastike kur ka për t’i goditur ai”. Më në fund, festimi kushtuar Spinazzolas: “Një keqardhje e madhe që ai nuk mund të luajë finalen me ne, por fakti mbetet se ai ishte mbrojtësi i krahut më i mirë në Kampionatin Europian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *