• |
ide | kryesore

Mbretëresha Elizabeth II mesazh për Southgate: “Dorëzova Kupën në 66′, urime për nesër”

-Instant, F1, Sport



Për Anglinë në fushë zbret edhe Mbretëresha. Në prag të finales së Euro 2020 kundër Italisë, Elizabeth II i ka dërguar një mesazh personal urimi për fat të mirë trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate dhe gjithë ekipit. “Pesëdhjetë e pesë vjet më parë pata fatin t’i dorëzoja Kupën e Botës Bobby Moore dhe e pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin të arrije dhe të fitoje finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit – lexohet në letrën e saj – Dua të dërgoj urimet e mia dhe ato të familjes sime të gjithëve ju për arritjen në finalen e Kampionatit Europian dhe të dërgoj urimet e mia më të mira për nesër me shpresën se historia mund të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën ju jeni sjellë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *