• |
ide | kryesore

Ribery ‘i tradhëtuar’ nga Commisso: “Doja të qendroja te Fiorentina, por nuk patën respekt për mua”

-Instant, Sport



Mes Franck Ribery dhe Fiorentinës ishte një lamtumirë e hidhur, të paktën duke dëgjuar fjalët e francezit: “Nuk ishte e lehtë. Unë jam një person i vërtetë, me të vërtetë dhashë gjithçka, siç është në mentalitetin tim. Për tre ose katër javë askush nuk më telefonoi, mu krijua ndjesia se kishte mungesë respekti në lidhje me impenjimin tim. Më dukej se këto dy vjet në të cilat dhashë gjithçka nuk u vlerësuan”.

Sulmuesi, i cili përfundoi kontratën e tij më 30 qershor, i shpjegoi Toscana Tv se idetë e tij për të ardhmen ishin të ndryshme: “Mendoja të vazhdoja në Firence, kurrë nuk kam kritikuar klubin dhe kam kujtime të mira. Dy vjet me Fiorentinën për mua ishin një përvojë e mirë, patën shumë rëndësi. Nuk ishin dy vite të lehta, por unë njoha një qytet të bukur dhe shumë njerëz të mirë. Dhashë më të mirën time për ekipin dhe për tifozët. Sa keq, doja të vazhdoja një vit tjetër, por jeta dhe futbolli janë të tillë. Unë kam qenë gjithmonë në dispozicion, edhe në momentet më të vështira “. Dhe tani? “Unë do të doja të qëndroja në Itali, do të doja të qëndroja në këtë kampionat”.

Ribery foli edhe për Vlahovic: “Kam qenë gjithmonë në dispozicion për të gjithë, kam bërë më të mirën që mundesha në dy vjet shumë të vështira. Dusan ishte si një vëlla i vogël, i kam folur gjithnjë sepse ai ka një potencial të madh, duhet të kuptojë shumë gjëra. Në vitin e fundit ai ka ndryshuar, ka mësuar. Në muajt e fundit kam vlerësuar lojërat e golat e tij. Jam i lumtur, sepse është një i ri që dëgjon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *