• |
ide | kryesore

Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në prangat e SPAK

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pa u shuar ende johona e arrestimeve në Bashkinë Lushnje, ku ra në pranga edhe kryebashkiaku Fatos Tushe, SPAK çon prapa hekurave edhe 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për një abuzim tjetër me tenderat. Më konkrektisht bëhet fjalë për tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë rreth 25 milionë euro. Me vendim gjykate janë kryer kontrolle në banesat e të arrestuarve. Mësohet se per zbardhjen e aferes ka pasur edhe bashkepunetore te drejtesise nga brenda Ministrise se Brendshme.

Si nisën hetimet

Çështja mbërriti në SPAK rreth një vit më parë pas denoncimit të deputetëve Myslim Murrizi dhe Valter Haliti. Kur SPAK u vu në lëvizje për rreth një vit hetime, konstatoi se janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, të bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Të arrestuarit dhe akuzat

Në pranga me urdhër të SPAK janë vënë zyrtarët Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, kanë diktuar garën për tenderin me vlerë rreth 25 milionë euro.  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masat e sigurisë:

“Arrest me burg” për Edlira Naqellari

“Arrest me burg” për Flutura Çekrezi

“Arrest shtëpi” për Anisa Bogdani

“Arrest me burg” për Ani Omuri

“Arrest me burg”për Klevis Hasani

“Arrest me burg”për Kreshnik Bejkaj

“Arrest me burg”për Fatmir Demneri

“Arrest me burg” për Fatmir Demneri

“Arrest me burg”për Mariglen Buzali

“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj

Misteri i shkarkimi të drejtoreshës 8 ditë para arrestimeve

Mes 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të arrestuar nga SPAK është edhe Edlira Naqellari. Deri para 8 ditësh ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara. Por me një vendim të beftë është shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi. Motivet e shkarkimit nuk dihen, por me siguri Çuçi e ka ditur që zyrtarja e lartë e emëruar në kohën e Fatmir Xhafës, pritej të arrestohej nga SPAK. Bashkë me zyrtarët e tjerë, Naqellari akuzohet për një sërë shkeljesh të kryera. Ajo është gjithashtu motra e kryetares së Gjykatës Lezhë.

Kompania e gërmimeve që fitoi tenderin

Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishte nën presion për të shpallur kompaninë fituese që ishte paracaktuar. Më konkretisht ishin 3 anëtarë të cilëve iu bë presion që të s’kualifikohej kompania e renditur e para e cila plotësonte të gjitha kriteret dhe ka ofruar edhe 5 miliardë leke më pak.  Por drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dyshohet se ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve të komisionit që të s’kualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga ajo “D&E sh.p.k. Kjo kompani (“D&E” sh.p.k.), nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike, dhe kishte mungese dokumentacioni të theksuara. Fituesi i kontratës me një fond limit prej 2.8 miliardë lekësh është shpallur operatori ekonomik D&E me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun, në bashkëpunim me 3 kompani të tjera të cilat janë të huaja “Summer Conf s.r.l., “Lovers s.r.l” dhe “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU. Kompania “D&E sh.p.k. me zyra në Tiranë është krijuar në 2007 dhe ka si objekt pune të saj import eksport, tregetimin e artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice e pakice deri te gërmimet dhe ndertime ndryshme, impiante teknologjike.

©lapsi.al



7 Comments

  1. Te gjithe tenderat era m.t bien po t’ju afrohesh.Pa paguar 10- 30% te vleres dhe te jesh ose i forti i partise o i sojit te saj as mos u afro per te fituar.Ulerima e ketyre tenderave eshte qe leket i futin ne xhep ministrat,KM, drejtoret e institucioneve qe i ndajne me eproret dhe burgun e bejne komisioneret e vleresimit te ofertave te cilet e shumta mund te hane nje dreke nga fituesi qe do ai qe ka lidhur marreveshjen para tenderit Ndaj duhet URGJENTISHT te behet vetingu i politikaneve dhe drejtuesve te institucioneve. Para ketyre gjykatesit dhe prokuroret do shpalleshin shtrese ne varferi ekstreme. Ketu vidhet 20- 30 % e buxhetit per investime e sherbime ndaj ky popull idjot qe di vetem te haje dhe te dh.jese vuan nga varferia

  2. Po pae merreni vetem me kete tender???? Jane bere denoncime edhe me dogana kunder drejtuesve kryesore per vjedhje dhe zhvatje. Çpret spak ??? Pse nuk e therret denoncuesin ???perse nuk hap direkt hetim kryesisht ???? Bubazheli me shoke bejne mesatarisht 300-450 mine euro me muj

  3. Gazhelit ti rruani bythen ju te pd se ai burre e ka me vepra qe nuk kapet dot pasi eshte i jo i i partise dhe ka suportin e liderit tone qe ju befte dita 1000. Ti rruni karin anila denajt

  4. Lexoni vetem cfare shkruan ne raportet e fund vitit KLSH qe nga fillimi i demonkracise e deri tani. Gjindje hajdutesh+perversa, shqiperia do te behet. Hajdut akademiku, polici, oficeri, gjykatesi, prokurori, katunari me “peshore” doktorri, doganieri, tregetari, nje femije, nje gjyshe, nje artist nje vari kars e keshtu me rradhe.

  5. Shëëëëëëëëët !!!
    Nuk ju pyes absolutisht juve për uniformat e policisë që dua.
    Të gjithë tenderat në Tironë bëhen me urdhërin tim dhe e ndjek zbatimin e tyre erion lali fiku.
    Të gjithë tenderat në Shqipëri bëhen me urdhërin tim dhe e ndjek zbatimin e tyre erion gjigand braçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *