Një kontroll me vendim gjykate po zhvillohet paraditen e sotme në disa zyra në Ministrinë e Brendshme. Burime i thanë Lapsi.al se bëhet fjalë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. SPAK ka firmosur disa urdhër-arreste për zyrtarë të prokurimeve që kanë abuzuar me këtë tender disa milionë euro. Mësohet se deri më tani janë arrestuar 8 zyrtarë të kësaj ministrie. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali. Mes të arrestuarve është edhe drejtoresha e blerjeve të përqëndruara, Edlira Naqellari. Tenderi me vlerë 25 milionë euro është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.
Ah paskan denoncuar opozita e re prandaj e kanë marë seriozisht.
Po ministri pse nuk hetohet, apo ai ka per detyre te marre vetem leket ,te tjeret qe i sherbejne per kete proces ju takon burgu. Ne Banken e Shqiperise Fullani shkoi per ne burg per vjedhjen e lekeve nga nje punonjes i brendshem qe s’kish lidhje me punen e tij.