• |
ide | kryesore

Tronditet Anglia: dëmtohet në stërvitje Foden, në rrezik për finalen

-Instant, Sport



24 orë para finales së madhe të Euro 2020 kundër Italisë, Phil Foden i ka alarmuar të gjithë në kampin e Anglisë. Talenti i Manchester City, siç raportohet nga Federata Angleze e Futbollit, ka munguar në seancën e fundit stërvitore për shkak të një goditje në gju dhe është në rrezik për ndeshjen kundër Italisë. Në planet e Southgate, megjithatë, 21-vjeçari anglez nuk ishte menduar si titullar.

25 lojtarët e tjerë në ekipin Southgate u stërvitën normalisht në St George’s Park përpara finales së të dielës në Euro 2020 kundër Italisë në Ëembley. E gjithë skuadra prej 26 anëtarësh kaloi testet e koronavirusit të kërkuara nga UEFA para ndeshjes. Trajneri anglez nuk ka dyshime në lidhje me formacionin e tij dhe do të konfirmojë 11-shen që morën fitoren në gjysëmfinalen kundër Danimarkës, me Saka, Mount dhe Sterling pas Kane. Foden, nëse rikuperohet, do të jetë një armë shtesë nga pankina, ashtu si kundër danezëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *