• |
ide | kryesore

Wanda Nara i bën dredhinë e fundit Interit: fëmijët regjistrohen në Milan Camp

-Instant, Sport



Tifozët e Interit tani duhet ta harrojnë përfundimisht Mauro Icardin, jo vetëm për shkak të disa sjelljeve të argjentinasit në sezonin e tij të fundit me zikaltrit, por edhe për provokimet e vazhdueshme të sulmuesit dhe bashkëshortes së tij Wanda Nara, të fundit nga të cilat vështirë se mund ta kapërcejnë: menaxherja sportive e të shoqëit me aprovimin e lojtarit i ka regjistruar fëmijët e tyre Valentino, Costantino dhe Benedicto në Milan Camp, kampusi veror i rivalëve kuqezinj. “Mamaja më krenare: një portier, një sulmues dhe një mbrojtës, unë kam gjithçka”, shkroi Wanda në Instagram. Kush e di se si do të reagojnë tashmë tifozët e Interit, me indiferencë apo me një shpërthim zemërimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *