• |
ide | kryesore

Basha: PD, rezolutë për masakrën e Srebrenicës dhe gjenocidin në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Bosnja e Hercegovina shënon sot 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar gjenocidin në Srebrenicë dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Po ashtu kryedemokrati bën me dije se Partia Demokratike do të paraqesë në Kuvend rezolutë për këtë gjenocid.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin @pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, shkruan Basha.

Parlamenti Europian e ka shpallur 11 korrikun datë të përkujtimit të masakrës  së njohur nga Europa pas Luftës së II Botërore.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *