• |
ide | kryesore

Dështon operacioni blic i policisë në burgun e Vlorës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion blic është zhvilluar mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Rreth 100 efektivë nga Tirana kanë zbarkuar në këtë institucion me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tiranë.

Edhe pse u nis me shumë bujë, mësohet se nuk është gjetur ndonjë gjë e jashtëligjshme. Burimet thanë se në sendet e sekuestruara janë disa televizorë pa vulën e institucionit dhe tenxhere të vjetra.

Në procesverbal është nënvizuar që drejtuesit e institucionit të paraburgimit të Vlorës të kryejnë riverifikimin e vulave të sigurisë për të gjitha elektro-shtëpiaket që ndodhen në burg. Synimi i kontrollit ishte gjetja e celularëve, alkoolit apo lëndëve narkotike. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Policia e tenxhereve, kerkon droge ne burg, nderkohe qe jashte burgut ruan parcelat e droges!!! Pulici e doçit hajdut! Qenqeveri qen puliçiçke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *