• |
ide | kryesore

Euro 2020, shpërblime rekord nga Uefa: 331 milionë, 30 më shumë se 2016 e përfiton edhe Partizani

-Instant, F1, Sport



Euro 2020 do të hyjë në histori jo vetëm si evropiani i parë udhëtues por edhe si më i pasuri në absolut. Shpërblimet që UEFA po përgatitet të ndajë midis ekipeve kombëtare është 331 milion euro, 30 më shumë se në vitin 2016, pavarësisht nga pandemia. Italia tashmë ka të garantuar 25.25 milionë euro, të cilat mund të bëhen mbi 28 në rast suksesi ndaj Anglisë. E njëjta situatë është edhe për Tre Luanët, si dy skuadrat finaliste. Bëjnë festë edhe klubet që u kanë dhanë lojtarë ekipeve kombëtare, duke ndarë në total 130 milionë e mes tyre është edhe Partizani që kishte Ferhan Hasanin në radhët e Maqedonisë së Veriut.

Nga skuadrat e eleminuara në çerekfinale, ajo që do të marrë në shtëpi cekun më të madh është Belgjika 16.25 milionë, krahasuar me 14.25 milionë të Ukrainës dhe 14.75 milionë të Zvicrës dhe Republikës Çeke. ‘Vetëm’ 12, 25 milionë për Gjermaninë dhe Portugalinë (po aq sa Kroacia dhe Uellsi), 12,75 milion për Francën (në të njëjtin nivel me Suedinë dhe Austrinë), me Hollandën pak përpara me 13,75 milionë. Nga ana tjetër, Danimarka grumbulloi 18.25 milionë, një milion më pak sesa gjysmëfinalistja tjetër e mundur, Spanja (19.25 milionë).

Frymëmarrje edhe për klubet, që do të shpërblehen bazuar në numrin e ditëve që lojtarët kanë qenë në dispozicion të trajnerëve të ndryshëm: mes ekipeve me më shumë lojtarë të grumbulluar janë Manchester City dhe Chelsea, ndërsa në Itali spikasin Juventus, Atalanta dhe Inter. Nga klubet shqiptare vetëm Partizani me tre ndeshjet që Ferhan Hasani ishte në dispozicion të Maqedonisë së Veriut në ndeshjet e grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *