• |
ide | kryesore

Gazetarja e TCH ironizon aksionet e policisë: Rrini në shtëpi së ndryshe…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë një ironi në rrjetet sociale me ultimatumin e Ramës për të reformuar uniformat blu në 100 ditë. Në një postim në Facebook ajo shkruan se tashmë shqiptarët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të mos u brë pjesë e statistikave të policisë.

“QENDRO në shtëpi ndryshe do bëhesh statistike e 100 diteshit!!! Dita e katërt e afatit … luftë krimit të organizuar me titra. Konkurs i paparë midis drejtorive policore.

LEZHA: Ushtron dhune fizike ndaj bashkeshortes, policia e arreston.

BERATI: Ndalohet nje shtetase per mos kallzim krimi, arrestohen kater persona per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Dy te tjere procedohen

DURRËSI: Procedohen dy shtetas që transportonin lende drusore ne menyre te paligjshme.

KUKËSI: Operacioni Kepi, arrestohet kryeplaku i Gur- Kalise per kultivim droge

KORÇA: Goditet nje rast i armembajtjes pa leje

DURRES Prapë: procedohen per muzike dy administratore

HIMARE: Ndertoi pa leje, arrestohet

ELBASANI: U konstatua me muzike te larte pas orarit, procedohet administratori

VLORE: vijon puna për monitorimin e zbatimit te masave kufizuese për parandalimin e perhapjes se Covidit, procedohet administratori i picerise për 5 kliente qe u gjeten ne subjekt.

SHKODRA: Vijon operacioni gjysmëfinalja.

LUSHNJA: Ushtron dhune ndaj bashkeshortes, arrestohet

Dridhet toka edhe krimi. Korrupsioni dhe zengjini. Po e lufton policia. Ki kujdes, mos dil nga shtëpia” – ironizon gazetarja. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *