• |
ide | kryesore

“Humbëm që të luante ai”: Hoenes i faturon eleminimin, lojtari e ironizon: “Ka njohuri për futbollin, si kopshtari i tij”

-Instant, Sport



Larja e hesapeve në futbollin gjerman vazhdon. Eliminimi në raundin e 1/8 në Europian ndoshta nuk është një dështim në nivelet e Kupës së Botës 2018, por gjithsesi, pas lamtumirës së Löw, flitet për një revolucion të plotë. Ai që doli jashtë vorbullës ishte Toni Kroos, që lajmëroi lamtumirën nga Mannschaft. E duke qenë se ishte vetë mesfushori që u largua, shumë në Gjermani kanë menduar se lojtari i Real Madrid ishte një shënjestër e lehtë. Por në fakt ka lindur një polemikë që po e përfshin atë së bashku me dy legjenda të futbollit gjerman.

Ai që ndezi flakët ishte Uli Hoeneß. Ish-drejtuesi i Bayern Munich foli për Kroos në mikrofonët e Sport 1 dhe sigurisht nuk kishte fjalë pozitive ndaj lojtarit të Real. “Në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kupën e Botës ne luajtëm me mbrojtjen me tre sepse Löw duhej të fuste në skuadër Toni Kroos. Kroos nuk ka vend në futbollin e sotëm, problemi kryesor është ky. Më pëlqen shumë, ka luajtur ndeshje në nivelin botëror dhe te Bayern bëri mirë, por mënyra e tij e të luajturit është jashtë modës. Dikush duhej të thoshte ‘Kroos nuk ka asnjë lidhje me këtë futboll me pasimet e tij horizontale’, duhet të kishim luajtur vertikalisht, përpara me topa me shpejtësi të plotë”. Me pak fjalë, për ish-drejtuesin bavarez Kroos ishte një gjurmë e së kaluarës dhe lamtumira e tij nuk do të jetë aq e keqe për Gjermaninë.

Madje, në të vërtetë, për Hoeneß ishte gjithashtu … tepër e vonë. “Kundër Anglisë ishim 1-0 në disavantazh dhe në çerekorëshin e fundit Kroos nuk e kaloi vijën e gjysmës së fushës. Luante gjithnjë në rrethin e mesfushës dhe horizontalisht kundër një mbrojtje të reshtuar. Nëse do të kishim luajtur me katër mbrojtës dhe me Goretzka, Kimmich, Müller, Sane, Gnabry dhe Havertz tani do të ishim në një situatë tjetër. Gjermania luajti një futboll të tmerrshëm”. Por Kroos nuk e mbajti vetëkontrollin e tij të zakonshëm dhe iu përgjigj në Tëitter. “Uli Hoeneß është një njeri me njohuri të shkëlqyera të futbollit (edhe pse jo mjaftueshëm për RTL), pak i interesuar për polemika dhe plotësisht në paqe me veten e tij. Ashtu si kopshtari i tij.” Dhe kopshtari, nëse dikush do ta dijë, është Lothar Matthaus, i cili gjithashtu kritikoi Kroos dhe që shumë kohë më parë u përplas me Hoenes, i cili në 2002 tha: “Matthaus te Bayern? As edhe si kopshtar”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *