• |
ide | kryesore

Nxirret nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, Kelmend Balili

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa seancash gjyqësore maratonë në gjykatën e Elbasanit, Klemend Balili, njeriu i bërë i famshëm për trafikun e drogës nga Saranda në drejtim të Greqisë, ka mundur të ndryshojë regjimin e vuajtjes së dënimit.

Balili ka mundur të kaloj në një burg të sigurisë së zakonshme për shkak të përkeqësimit të shëndetit, pasi burgu i Peqinit nuk i krijonte kontakt të zakonshëm me mjekët dhe familjarët. Kërkesa për të ndërruar vendin e vuajtjes së dënimit nga Klemend Balili është bërë një vit më parë në Gjykatën e Elbasanit, konkretisht në korrik të vitit 2020. Gjykata ka pranuar kërkesën e tij vetëm një vit më vonë, pasi janë zhvilluar disa seanca. Klemend Balili është dënuar me dhjetë vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli më 17 tetor të 2019-ës. Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash, grup i strukturuar kriminal dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klemend Balilit për ndryshimin e burgut për vuajtjen e dënimit. Me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu, Klemend Balili ka mundur të marrë dakordësinë për të lëvizur nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, të shkoj në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi është marrë në datën 9 korrik në Gjykatën e Elbasanit, pas disa seancave. Aprovimin për ndërrimin e burgut të vuajtjes së dënimit për Klemend Balilin e ka dhënë edhe prokuroria, e cila i ka pohuar gjykatës dakordësinë pas akteve të ekspertimeve të mjekëve.

Konkretisht, në datën 9 korrik 2021 në një vendim të marrë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, i dënuari me 10 vite burg Klemend Balili, ka dalë nga sistemi i vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së Lartë në Peqin, duke u transferuar në një burg të sigurisë së zakonshme.



1 Comment

  1. Njeri sh i mire dhe shume here me i dobishem per komunitetin sesa shume politikane homo qe hane leket tona kot dhe mgjse nuk i do njeri prape ne menyre te pashpjegueshme na perfaqsojne. Ne emer te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *