• |
ide | kryesore

Po bën xhiron e botës/ Fotoja e BBC që fiksoi mbretin e detit

-Instant, Arkiva, Lajme, Lapsi Leaks



Mes dallgëve të krijuara prej stuhisë së Neëhaven të Britanisë së Madhe është pare portreti i perëndisë romake të ujit, Neptunit. Fotoja është publikuar nga BBC dhe e realizuar nga fotografi i saj Jeff Overs. Ai tha se artistët shkojnë shpesh në këtë vend për të gjetur frymëzim.

“Deti aty duket sikur zien mes fuqisë së erës dhe murit të palëkundur”, – u shpreh fotografi që theksoi se mbi këtë imazh të rrallë nuk është përdorur asnjë aplikacion editimi.

Edhe dallga më e vogël që shihet në foto, sipas tij, i ngjason një dore. Overs sqaroi se fotoja është marrë në kohën kur erërat në zonë mbërrinin shpejtësinë 80km në orë, në kushtet e një batice.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *