• |
ide | kryesore

Studimet për Covid-19/ Si manipulohet sistemi imunitar i njeriut kur infektohemi nga virusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Studiuesit po mësojnë se si virusi Covid-19 manipulon sistemin imunitar të trupit dhe se si i shmang mekanizmat e tij mbrojtëse.

Kur një virus depërton në trupin e njeriut, sistemi imunitar fillon menjëherë ta sulmojë.

Por, COVID-19, duket se ka aftësinë t’i shmanget sistemit tonë imunitar.

Michaela Gack drejton qendrën kërkimore në Klinikën Cleveland në Florida.

Ajo e krahason sistemin imunitar me sistemin e alarmit të shtëpisë që arrin ta çaktivizojë grabitësi.

“Në thelb, në këtë rast virusi COVID-19, çaktivizon sistemin e alarmit në shtëpi dhe kështu mund të replikohet lirisht në trupin e njeriut dhe të përhapet”, thotë ajo.

Zonja Gack thotë se kjo ndodh pothuajse menjëherë pas infektimit.

“Një tjetër tipar kryesor i këtij virusi është se ai mund t’i shpëtojë reagimit imunitar të njeriut … Kjo transmetueshmëri e lartë e virusit, e kombinuar me aftësinë që të shmangë reagimin e antitrupave, e bën situatën me të vërtetë alarmante”, thotë zonja Gack.

Ajo që e bën virusin edhe më shqetësues është varianti i tij më ngjitës dhe më serioz Delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Delta është bërë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara.

Në laborator, ekipi i zonjës Gack po studion teknikën e evazionit të koronavirusit, për të cilin ajo thotë se duket se është unike.

Ajo thotë se teknika ofron të dhëna për të prodhuar ilaçet që do ta luftojnë virusin.

“Ndërhyrja tek kjo enzimë e virusit, vërtet që nga njëra anë do të bllokonte drejtpërdrejt virusin, por gjithashtu do të rikthente ose edhe do të forconte sistemin tonë imunitar, kështu që do të kishte këtë funksion të dyfishtë, i cili besoj se mund të jetë shumë i dobishëm për terapinë”, thotë ajo.

Zonja Gack dhe ekipi i saj po bashkëpunojnë me studiues të tjerë në disa laboratorë.

Nëse kanë sukses, ata mund të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar pacientët me COVID-19 si dhe të infektuarit me lloje të tjera koronavirusësh.

Madje ata mund të zbulojnë trajtime të reja për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera që shkaktohen nga një virus, siç janë disa lloje të kancerit, shkruan voa.



4 Comments

  1. Vini re!
    Cdo studim i ri qe publikohet, perkthehet dhe percillet te lexuesit, ne pergjithesi, ka ne permbajtje fjalen ‘kancer’, dominon ne permbajtje me termat ‘lufte’ dhe ‘luftoj’, thekson sesi [ju]njerezit kane imunitet te dobet gjate semundjes dhe PATJETER qe pagezojne variante te reja me emra te rinj, si ‘Delta’, ‘Delta Plus’, apo…… ‘Delta Shumezim’………

    Gjithcka ne funksion te rrotkarizimit total te njerezimit!

    Natyrisht qe s’ishte rasti te permendja fjalen tashme alkaponizuese ‘VAKSINË’………..

  2. Nuk e di kafshet infektohen me Covid19?! Ka statistika sesa prej tyre kane ngordhur?! Apo se rruan njeri per ta?

    Se del qe vetem njeriun paska fixim ky lloj virusi! Ose nena Natyre po merr hak kunder species dykembeshe, ose del ajo shprehja: Njeriu ha njeriun!

    Kjo e dyta eshte me e besueshme.

  3. Imteresante eshte qe keta “shkencetaret” studiojne sjelljet e virusit madje edhe te enzimave te tij por nderkohe askush nuk ka mundur ta izoloje deri me sot ate.
    Cdo gje bazohet ne disa sekunca qe i paska transmetuar nje shkecetar kinez ne fund te vitit 2019.
    Po vjen fundi i 2021 dhe askush nuk ka mundur ta izoloje.
    Nga nje ane thone se kinezet po mashtrojne, nga ana tjeter bazohen mbi te dhenat e tyre dhe shpikin disa te ashtuquajtura “vaksina” per te cilat tashme ofrojne shperblime per ata qe i pranojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *