• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina rrëmben Kupën pas 28 vjetësh: trofeu i parë i Messi me kombëtaren, Brazili mundet nga një gafë e Lodit

-Instant, F1, Sport, Video



Pas 28 vitesh shumë të gjata, Argjentina kthehet të triumfojë në Copa America. Në finalen e Maracanã, vendasit e Brazilit u mundën 1-0 falë golit vendimtar të Di Marias në minutën e 22 të pjesës së parë. Për Albiceleste ky ishte suksesi i 15 në këtë kompeticion (barazon Uruguajin në krye të renditjes), si dhe titulli i parë me ekipin kombëtar për Lionel Messi (duke përjashtuar medaljen e artë Olimpike 2008).

Kishte që nga viti 1993 që Argjentina nuk e kishte ngritur Copa America në qiell. Pas 28 viteve rraskapitje të pritjes, karakterizuar nga katër finale të humbura në pesë edicione, tabu është thyer. E gjithashtu për Lionel Messin është suksesi i parë në këtë turne, si dhe gëzimi i parë i vërtetë me ekipin kombëtar (duke përjashtuar Kupën e Botës U20 në 2005 dhe medaljen e artë Olimpike në 2008) që fati dukej se nuk donte më t’i dhuronte duke qenë se është tashmë 34-vjeçar. Një triumf që u arrit në strofkën e armikut, në Maracanã dhe që do të thotë arritja e Selección me Uruguajin në krye të Listës së Artë të kompeticionit, me 15 kupa; ndërsa Brazili, kampioni në dalje, mbetet i palëvizshëm në kuotën 9. Sigurisht nuk do të jetë i krahasueshëm me ‘Maracanazo’ të vitit 1950, por efekti i kësaj humbje mund të mos jetë aq i ndryshëm nga ai i 71 viteve më parë. Neymar ende del nga ky turne duarbosh.

Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes, pas më pak se 3 minutash lojë (faull i ashpër i Fred mbi Montiel), tregon llojin e ndeshjes që do të luhet. E njëjta gjë vlen edhe për pantallonat e shqyera të Neymar, të cilin argjentinasit kur nuk e ndalet me të mira, e ndalin me ‘të keq’. Fakti është se ka pak kohë për të protestuar, sepse në minutën e 22′ rezultati u zhbllokua: De Paul ndryshoi lojën për Di Marian, gabimi i vlerësimit të Thiago Silvas dhe Renan Lodit favorizoi ‘El Fideo’, që përballë portierit Edersonit e kalon me një parabolë të butë që përfundoi në rrjetë për 1-0. Reagimi i vendasve në pjesën e parë me Casemiro e Everton nuk i trembi argjentinasit.

Pas një pjesë të parë mjaft të bllokuar, Richarlison u përpoq të trembë prapavijën kundërshtare në fillim të pjesës së dytë me një goditje diagonale të devijuar nga Martinez. Sidoqoftë, loja është përsëri e fragmentuar dhe me pak raste shënimi. Zëvendësimet nuk e ndryshuan shumë substancën; miqtë janë shumë të fortë në mbrojtje. Vetëm zëvendësuesi Gabriel Barbosa ndezi Seleção me disa raste të devijuara në kënd (herën e dytë nga Martinez). Messi dështon të lërë gjurmën e tij i vetëm para Ederson, pas një sugjerimi tjetër perfekt nga De Paul, por fitorja nuk është më në diskutim. Scaloni mund Tite dhe, në Rio de Janeiro, rishkruan historinë e futbollit argjentinas.

https://www.youtube.com/watch?v=6tLxv5EsszA



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *