• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni dëmtimin e tmerrshëm të Lozanos: portieri i shkakton çarjen mbi vetull

-Instant, Sport, Video



Frikë e madhe ka mbizotëruar në mbrëmjen e Golden Cup për Hirving Lozano. Meksikani, i impenjuar me ekipin e tij kombëtar në turneun e Concacaf, ishte viktimë e një përplasjeje të tmerrshme në minutën e 10 të pjesës së parë, të ndeshjes kundër Trinidad dhe Tobago. Sulmuesi, i shtyrë nga pas nga mbrojtësi Alvin Jones, është përplasur keq me portierin, duke u goditur në fytyrë. Sulmuesi i Napolit mbeti në tokë, me sa duket pa ndjenja, pasi pësoi një prerje të thellë në vetullën majtë dhe më pas u nxorr nga fusha me një barelë me protesë të vendosur në qafë. Sapo mbërriti në spital, meksikani është operuar për ti qepur plagën dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, duke mos paraqitur shqetësim.

ZV/TRAJNERI THEILER: “MOMENTE FRIKE”
Disa orë pas incidentit, zv/trajneri i Meksikës, Jorge Theiler, i cili ishte në pankinë në vend të Martinos të pezulluar, ka folur në lidhje me ankthin e përjetuar në momentin e dëmtimit: “Ne e pamë Lozanon të shtrirë në tokë, i palëvizshëm dhe përjetuam momente dëshpërimi. U shokuam nga goditja, menduam se ishte shumë më e rëndë sesa fatmirësisht rezultoi dhe u shqetësuam shumë. Tani të gjithë jemi më të qetë, e dimë se ai është mirë. Duhet të mendojmë për shëndetin e Chucky, në mënyrë që ai të rikuperohet sa më mirë. Kjo është gjëja kryesore. Nuk mendojmë për futbollistin Lozano, por për njeriun”.

KOMUNIKATA E NAPOLIT
“Hirving Lozano doli me një dëmtim të rëndë mbrëmë gjatë ndeshjes së Golden Cup Meksikë-Trinidad Tobago. Pas rreth dhjetë minutash sulmuesi i Napolit u përplas dhunshëm me portierin në dalje. ‘Chucky’ u godit në fytyrë dhe ka pësuar një plagë mbi syrin e majtë. Lozano u transportua menjëherë në spital ku kaloi natën nën vëzhgim. Kushtet e Chucky nuk janë shqetësuese dhe në orët e ardhshme ai gjithashtu do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike. Mjeku i ekipit të Napolit, Doctor Canon, është në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor meksikan për të marrë azhurnime për gjendjen e sulmuesit të Napolit”.

https://www.youtube.com/watch?v=_C1l022H-1U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *