• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni momentin prekës: pa Argjentinën të fitojë në Brazil, Neymar shpërthen në lot

-Instant, Sport, Video



Finalja e Kupës së Amerikës shkon për Argjentinën, që falë Angel Di Maria shënoi golin vendimtar në stadiumin mitik të Brazilit, me një prekje të lehtë të topit mbi portierin Ederson në pjesën e parë.
Në përfundim të ndeshjes, Argentina e Lionel Messi ngritën lart trofeun në shtëpinë e rivalëve të mëdhenj e Neymar, më i miri në fushë për Selecaon, nuk mund ti mbajë lotët, me shokët e skuadrës që më kot u munduan ta ngushëllojnë.

Pavarësisht blitzeve të Neymar, Brazili nuk arriti të barazojë ndeshjen në pjesën e dytë e ndoshta numrit 10 i dhemb më shumë festa e rivalëve në shtëpinë e tij. Messi e Neymar ndanë një moment prekës në fushë pas ndeshjes, me argjentinasit që e ngushëlloi Neymar përpara se të ngjitej për të ngritur lart trofeun. Në anën tjetër, braziliani e hoqi menjëherë nga qafa medaljen e vendit të dytë, që iu dha në ceremoninë pas ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=i3k0yTNETQI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *