• |
ide | kryesore

Video/ Verrati shtyllë, Bonucci gol: Italia barazon finalen

-Instant, Sport, Video



Në Wembley Anglia u mbyll shumë prapa për të mos rrezikuar, duke ia lënë të gjithë inisiativën Italisë, në finalen e Euro 2020. E në fakt, strategjia e Southgate nuk duket e gjetur, me të kaltrit që ushtruan presion, duke rrezikuar disa herë portën e Pickford. Por insistimi i italianëve u kurorëzua në minutën e 67 me një gol të Bonuccit. Në zhvillimet e një goditje këndi, Verratti me kokë detyroi Pickford të devijojë në shtyllë, por topin në rrjetë e shtyn qendërmbrojtësi i Juventus, që barazoi rezultatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *