• |
ide | kryesore

Anglezët frikë nga penalltitë, Mourinho kritikon Southagte: “E lanë mbi supet e Saka, ku ishin Sterling, Stones, Shaw…?”

-Instant, F1, Sport

José Mourinho nuk përdor lojëra fjalësh për të komentuar mbi penalltitë që vendosën finalen e Euro 2020, duke u përqëndruar veçanërisht në vendimin për të lënë Bukayo Saka të pestën, atë vendimtare: “Unë mendoj se është shumë për një fëmijë që të ketë gjithçka mbi supet e tij në atë moment – i tha ai transmetuesit britanik Talk Radio – Por unë nuk e di, unë duhet ta bëj këtë pyetje Southgate sepse shpesh ndodh që lojtarët që duhet të jenë gati, nuk janë, i ikin përgjegjësive” .


Sipas trajnerit të verdhekuqve kishte qenë një “Mister X” i cili kishte preferuar të mos shfaqej nga pika e bardhë: “Mos më pyesni kush, sepse nuk do të ta them, por më thanë njëqind përqind se një lojtar që duhet të godiste penalltinë refuzoi. Ndonjëherë ndodhin këto situata, por njerëz të ndershëm si Gareth nuk e ekspozojnë lojtarin. Ku ishte Raheem Sterling? Ku ishte John Stones? Ku ishte Luke Shaw? Përse Jordan Henderson apo Kyle Walker nuk qëndruan në fushë? Unë mendoj se ishte shumë për Saka që të kishte fatin e një vendi mbi supe. I shkreti Saka, më vjen shumë keq për të”.


Rindërtimet e bëra nga media britanike, sidoqoftë, sugjerojnë që zgjedhja e atyre që do të godisnin penalltitë u bë ekskluzivisht nga Southgate. Një konfirmim në këtë kuptim u dha gjithashtu nga Jack Grealish, duke iu përgjigjur fjalëve të Roy Keane, i cili kishte përdorur tone të ngjashme me ato të Mourinhos (“nëse je Sterling ose Grealish nuk mund të rrish ulur dhe të lini një fëmijë të vazhdojë”). Playmakeri i Aston Villas në fakt ka nënvizuar se ka vendosur gjithcka trajneri dhe se ai kishte dhënë gatishmërinë e tij për të goditur penalltinë: “Unë i thashë se doja të godisja – ka shfyrë zemërimin e tij në mediat sociale -. Trajneri mori shumë vendime të drejta gjatë këtij turneu dhe e bëri këtë edhe sonte! Por unë nuk dua që njerëzit të thonë se nuk doja të merrja përsipër një penallti kur thashë se doja ta bëja … “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu