• |
ide | kryesore

“Doja të godisja penalltinë, por Southgate…”: Grealish e prapaskena e penalltive angleze

-Instant, Sport



Roy Keane e kritikoi për faktin se nuk u paraqit për të goditur një nga pesë penalltitë kundër Italisë në finale. Por Jack Grealish, me sa duket, do të kishte dashur ta bënte e me dëshirë. “Unë doja të godisja – shpjegoi kapiteni i Aston Villa në Twitter -. Trajneri mori vendime të mira gjatë Kampionatit Evropian dhe ai e bëri këtë edhe kundër Italisë. Vetëm mos thoni se nuk doja të godisja”.

Në këtë pikë pyetja duhet t’i drejtohet Gareth Southgate, trajnerit anglez, që preferoi të dërgonte te penalltitë Sancho dhe Rashford, të aktivizuar në kohën shtesë enkas për këtë cështje dhe të riun Saka, përpara Grealish dhe Sterling. Nga imazhet televizive që treguan teknikun pak minuta para penalltive vendimtare, Southgate u pa duke folur me Grealish dhe Philips. Në përshtypjen e parë u duk se të dy lojtarët po aprovonin një kërkesë për disponueshmëri për të goditur penalltinë. Por në fund, asnjëri prej tyre nuk u shfaq në pikën e bardhë.

Gary Neville, një ish-lojtar i kombëtares së Anglisë ishte në të njëjtën linjë kritikash: “Kur pamë Saka të shkonte për të goditur, u habitëm sepse prisnim të shihnim Grealish ose Sterling”. Southagte shpjegoi versionin e tij pas ndeshjes: “Kjo është përgjegjësia ime, unë zgjodha se kush do të gjuante. E u thashë atyre se askush nuk është vetëm në atë situatë. Fitohet dhe humbet së bashku si një ekip, madje edhe te penalltitë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *