• |
ide | kryesore

Dosja e Talo Çelës/ Ndjekja e vëllezërve Haxhia dhe ku u gjet makina e përdorur në krim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga dosja e grupit të Talo Çelës që SPAK çoi pak ditë më parë në gjyq. Talo Çela bashkë me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Divën akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiajt, si dhe ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të ndodhura në Durrës në vitin 2019 brenda një harku kohor prej dy javësh. Në dosje thuhet se makinën tip “Toyota” që do të përdorej për vrasjen e kishte siguruar Nuredin Dumani me Klevis Allën në Rrogozhinë në tregun e gjësë së gjallë.

“Në bagazh ishin pesë palë pranga policie, 3 palë këpucë të zeza, dy jelekë antiplumb dhe një pistoletë me mulli. Makinën e ka marrë në garazhin e tij Klevsi”, i cili është personi që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe thirrej me pseudonimin “Mekaniku” për shkak se punonte në një servis automjetesh.

Pasi siguruan makinën Nuredin Dumani dhe grupi i tij kriminal kaluan te plani për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Dumani i ka kërkuar Klevisit që të monitoronte çdo lëvizje të Besmirit gjatë gjithë kohës dhe ta informonte në këmbim të 5000 eurove” – thuhet në dosje sipas asaj që raporton ABC.

Të njëjtat burime thanë se ndërsa kërkohej në çdo cep, gjatë kësaj kohe Talo Çela qëndronte i fshehur në Tiranë. Në një moment, Klevis Alla thuhet më tej në dosje njofton Nuredin Dumanin, se Besmir Haxhia ishte shumë i kujdesshëm dhe “ndërronte gjatë ditës 7 makina të ndryshme që të mos binte në sy”.

Në atë moment, pasi e kishte furnizuar me të dhëna dhe pasi e kishte përdorur për ti dërguar mesazhet Besmir Haxhisë, Dumani pyet Allën “A je gati për të qëndruar shoferi ynë?”. Adoleshenti pranoi. Hapi i radhës, pasi siguruan makinën dhe lëvizjet e shënjestrës, ishte sigurimi i një palë targave, të cilët Klevis Alla “ia mori një makine tip “Skoda” për t’ia vendosur “Toyotës” që u përdor për vrasjen” thuhet më tej në dosje.

ABC raporton se grupi komunikonte me pseudonime dhe si përdornin rrjetin enkro-chat që të mos binin në gjurmët e autoriteteve. Nuredin Dumani thirrej nga anëtarët e grupit me dy emra, “Luli” dhe “Bubi”. Ndërsa Talo Çela njihej me pseudonimin “Moma”. Një tjetër person i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë është Altin Ndoci. Ky njihej ndryshe si “Byrazeri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *