• |
ide | kryesore

Euro 2020/ OPTA habit me formacionin ideal: mungon më i miri i turneut, bashkë me Këpucën e Artë

-Instant, Sport



Me Europianin të përfunduar tashmë është kohë bilancesh dhe vlerësimesh e në lojë thirren statistikat, nga të cilat algoritmi Opta ka përgjedhur formacionin më të mirë, të vendosur me një 4-3-3 ofensiv, por ajo që bie natyrisht në sy është prezenca e vetëm 3 lojtarëve nga kampionët e rinj të kontinentit.

PICKFORD
Nëse Gianluigi Donnarumma është vlerësuar si lojtari më i mirë i Euro 2020, statistikat Opta në një farë mënyrë ngushëllojnë portierin kundërshtar të finales. Kështu është Pickford portieri titullar i formacionit më të mirë, për faktin se e ka ruajtur 5 herë portën të paprekur në Euro 2020, ashtu si asnjë portier nuk ka mundur të bëjë në një edicion të vetëm të Europianit (5 edhe Iker Casillas në 2012).
WALKER
Walker është mbrojtësi i djathtë që ka kompletuar më shumë pasime në gjysëmfushën kundërshtare (161) e që ka rikuperuar më shumë topa (37).
BONUCCI & STONES
Në qendër Leonardo Bonucci, që mes tetë lojtarëve të lëvizjes që kanë luajtur të 7 ndeshjet e turnout, është i vetmi që nuk është dribluar. John Stones (94%) është lojtari që ka regjistruar përqindjen më të lartë të pasimeve të arritura.
MAEHLE
E kompleton mbrojtjen Joakim Maehle, lojtari që ka luajtur më shumë topa në zonën kundërshtare (27).
PEDRI
Në mesfushë, Pedri është i pari lojtar Europian i historisë që luajti titullar në 6 ndeshje në moshën 18vjec e poshtë në një edicion të vetëm mes Europianit e Botërorit.
JORGINHO & VERRATTI
Jorginho është lojtari që ka bllokuar më shumë pasime (25) e Marco Verratti (14) është lojtari që ka krijuar më shumë raste goli për shokët gjatë turneut.
SCHICK
Në tridhëmbëshin ofensiv, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se Patrik Schick në Euro2020 – Schick është i dyti lojtar në historinë e Republikës Ceke që realizon 5 gola në një edicion të vetëm mes Europianit e Botërorit, pas Milan Baros në Euro2004.
DOLBERG
Kasper Dolberg përzgjedhur si lojtari me përqindjen më të lartë realizuese: 43% – danezi ka transformuar në gol tre nga 7 goditjet në total.
STERLING
Raheem Sterling ka marrë vendin e tij si lojtari që ka kompletuar më shumë driblime (20) ashtu si edhe ai që ka luajtur më shumë topa në zonën kundërshtare, mjaftueshëm për të lënë jashtë golashënuesin e Euro 2020, Cristiano Ronaldon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *