• |
ide | kryesore

FOTO/ Parada e Italisë, mes detit të turmës: nga Quirinale në Palazzo Chigi, kampionët prezantojnë Kupën në autobus të hapur

-Instant, F1, Sport



Italia është kampione e Evropës. Ekipi kombëtar i Mancini, pas fitores me penallti kundër Anglisë në Wembley, u kthye në Itali gjatë natës për të shijuar përqafimin e vendit të tyre dhe për marrë mirënjohjet e merituara. Të kaltrit fillimisht u pritën nga Presidenti Mattarella dhe më pas nga Kryeministri Draghi dhe e mbyllën festën me një paradë në autobusin e hapur nëpër rrugët e Romës në mes të një turmë delirante.

Delir në qendër të Romës për turneun triumfal të kampionëve të Evropës kuptohet në cdo rrugë. Qindra ishin ata që përshëndetën lojtarët e ekipit kombëtar në autobusin e hapur, i cili ngadalë mundi të kalonte mes turmës, që e rrethonte në të dy krahët. Tifozët që padyshim u ‘ndezën’ kur lojtarët ngritën lart kupën.

‘Ne jemi kampionët e Evropës’ ishte një prej korëve më të përdorur. Rrugëtimi i të kaltërve do të përfundojë në Hotel Parco dei Principi, ku janë akomoduar Chiellini dhe shokët e tij. Në autobusin e kampionëve ka qenë prezent edhe Matteo Berrettini, tenisti i freskët nga finalja e luajtur në Wimbledon kundër Novak Djokovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *